Panorama (Albania)

LSI në festimet e socialistë­ve, Xhixho dhe Braimllari në selinë PS

-

Në ceremoninë festive të 31-vjetorit të Partisë Socialiste, ftesë kishte edhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-SË. Por ajo refuzoi të marrë pjesë, ndërsa të pranishëm ishin deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI-SË, Endri Braimllari. Burime nga brenda festës bënë me dije se Kryeminist­ri Rama, kur është futur në festë, ka shmangur takimet me “mysafirët” e LSI-SË. Ai u ka kaluar pranë, por nuk i ka takuar ata. Por kryetari i Grupit Parlamenta­r, Taulant Balla, është parë në një tryezë bashkë me deputeten e LSI-SË, Erisa Xhixhon, si dhe Endrit Braimllari­n. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shumë figura politike, jo vetëm nga Ps-ja. Mes të ftuarve ishte edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientali­ste, Agron Duka dhe ish-deputeti i LSI-SË, Luan Rama. Por ftesë kishte edhe për ish-deputetin e Pd-së Halit Valteri, i cili mori pjesë në festën e Ps-së. Krahas LSI-SË, Partia Socialiste ka ftuar edhe PDIU-NË, me të cilën kanë qenë më herët në aleancë. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialistë, Spartak Braho, në 31-vjetorin e Ps-së ka dhënë mesazhin që kjo forcë politike “duhet të hapet me intelektua­lë dhe jo me çupëlina”. Sipas tij, PS me uljet dhe ngritjet e saj mbetet partia me serioze dhe me një bilanc pozitiv. Ai u shpreh se është një fatkeqësi që nuk kemi një opozitë, duke akuzuar Sali Berishën që e ka shkatërrua­r atë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania