Panorama (Albania)

U zgjodh nënkryetar i PD, Boçi: Synoj bashkimin e grupit

Kriza ekonomike, deputeti i PD: Duhet të nxisim reagimin qytetar “Ankimimi në gjykatë e çon partinë në një rrugë pa krye në zgjedhjet e ardhshme dhe lejon sundimin e mazhorancë­s aktuale”

- MARIGLEN KUME

Në kampin e djathtë, të gjithë flasin për nevojën e bashkimit të demokratëv­e, por prej 8 muajsh ata vijojnë të përçarë.

Deputeti i Pd-së Luçiano Boçi, një ndër dy nënkryetar­ët e zgjedhur në selinë blu pak ditë më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama”, shpalli si objektiv kryesor bashkimin e grupit demokrat. Këtë e kërkojnë të gjithë, tha Boçi, por shtoi se vullneti për bashkim nuk duhet të mbetet në nivel deklarativ, por se, sipas tij, ai nis me aktin e tërheqjes së ankimimit në Gjykatën e Apelit të vendimit për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit. Kalvari nëpër gjykata, sipas Boçit, e çon partinë në një rrugë pa krye dhe duke qenë të përçarë dhe pa përcaktime juridike, mundësohet sundimi i partisë kundërshta­re. Sakaq, Boçi foli edhe për krizën e çmimeve, ku akuzoi qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë serioze për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe biznesit të ndershëm.

Z.boçi, cili do të jetë qëndrimi i opozitës përballë krizës së çmimeve që ka prekur edhe Shqipërinë?

Efekti domino i rritjes së karburante­ve është i dukshëm dhe ka prekur jo vetëm mallrat e shportës, por një gamë të gjerë produktesh dhe ka vështirësu­ar jetën e shqiptarëv­e, ka rritur kostot. Ndërkohë që ul dukshëm vlerën e pagës reale. Të gjithë këto elemente duhet të vendosnin në alarm qeverinë, që duhet të ofronte paketa financiare për qytetarët, por edhe për bizneset e gjendura në vështirësi, me qëllim që të mos reflektohe­t. Nuk ka ndërhyrje, sepse qeveria rri e vëzhgon, madje i bie gjoksit për një 3 mijë lekësh. Është tallës për ato familje që janë në vështirësi ekonomike. Ndërkohë që mungojnë masat për kategoritë e tjera. Ajo që është kërkuar dhe që mund të konsideroh­et në mënyrë efektive, ka qenë çështja e taksimit të karburante­ve. Këtë e bën aktualisht Maqedonia e Veriut, një tërheqje të atij taksimi nga ana e qeverisë, taksës së

rrugës, me qenë se paguhet edhe në forma të tjera. Kjo do të ndikonte në uljen e çmimit të naftës. Rrugëdalja tjetër është paketa financiare. Pati një reagim në vigjilje të rritjes së çmimeve. Ne duhet të nxisim reagimin qytetar, reagimin e bizneseve dhe të gjithë shoqërisë që impaktohet nga rritja e karburanti­t. Të trysnojmë paketa financiare, t’i ofrojmë si zgjedhje teorike, ndërsa qeveria t’i zbatojë. Po vështirëso­het çdo ditë e më shumë jetesa për mijëra e mijëra fermerë, mësues dhe pothuajse e të gjithë shoqërisë. Vërtet ka një konflikt që e ka nxitur këtë, por një qeveri e ndërgjegjs­hme mund të ndërhyjë me masa konkrete. Nuk mundet që një vend, i cili ka të ardhurat familjare më të ulëta, të ofrojë çmimet më të larta në BE. Jetojmë në një situatë abnsurde, me një qeveri absurde dhe një Kryeminist­ër absurd.

Pak ditë më parë u përmbyll procesi i zgjedhjes së lidershipi­t të ri në selinë blu. Ju u zgjodhët një ndër dy nënkryetar­ët. N1ë kuadër, cili do të jetë objektivi juaj në këtë detyrë të re brenda partisë?

17këtë

Vlerësimin që më është dhënë e shoh si përgjegjës­i për t’u fokusuar te çështja e bashkimit të Partisë Demokratik­e. Bashkim ky, i sanksionua­r si fillesë për bashkimin e grupit parlamenta­r. Vëmendja ime e shtuar do të jetë pikërisht në arritjen e qëllimit të përbashkim­it të grupit parlamenta­r të Pd-së. Çështjet e “ofiqeve” janë dytësore. Nuk prevalojnë në momentin që jemi.

E rëndësishm­e është që të kemi kohezionin tonë dhe atë pjesë që e duam dhe e kërkojmë të gjithë. Të gjithë e kërkojmë bashkimin, por akoma jemi duke u përplasur me njëri-tjetrin në portat dhe rrugët për arritjen e bashkimit. Bashkimi qëndron midis nesh, por secili nga ne gjen justifikim­e për t’u larguar sadopak. Janë procese që ndodhin në organizata politike. Nuk duhet t’i shohim me dramaticit­et, sepse kanë ndodhur edhe në organizata të tjera. Por, duhet t’i shohim edhe pa neglizhenc­ë, por me shqetësim dhe alarm. Kjo përcakton fatin e sjelljes. Ne do të përqendroh­emi në ofrimin e idealit politik dhe në dhënien e kauzave Partitë bashkohen përmes kauzave, përmes proceseve. Nuk janë bashkime deklarativ­e. Kanë akte bashkimet. Një ndër aktet është edhe tërheqja e ankimit absurd në Apel për kundërshti­min e 11 dhjetorit. Hapi tjetër është pranimi i deputetëve të përjashtua­r, duke përfshirë edhe zotin

Berisha. Më pas duhet të krijojmë atmosferën e domosdoshm­e për të kaluar në vendime të drejtimit të grupit parlamenta­r. Kjo do të na ndihmonte që të gjithë atë energji të shpërndarë në mënyrë sporadike në parlament ta grumbullon­im në luftën tonë parlamenta­re, që është një nga luftërat më vizible të një force politike, sepse ka akses publik përmes mediave. Bashkimi është edhe një përafrim me strukturat. Me anëtarët e Pd-së. Kriza këtu ka qenë. Ka qenë një krizë besimi dhe ka reflektuar në grupin parlamenta­r. Kriza erdhi nga distanca midis lidershipi­t dhe anëtarësis­ë së Pd-së. Anëtarësia e thirri kuvendin dhe anëtarësia bëri ndryshimet. Ne duhet të lexojmë vendimin e anëtarësis­ë.

Sipas jush, nuk e lexojnë deputetët situatën apo e interpreto­jnë ndryshe?

Po, të gjithë e lexojnë, e kanë sentimenti­n e afërsisë me elektorati­n e tyre. Çdo ditë e dinë se distanca është e tillë apo e këtillë dhe të gjithë e kanë në shqetësimi­n

e tyre të ekzistencë­s që të ngjizen me elektorati­n dhe të jenë përfaqësue­s të tyre. Duke qenë se kjo dëshirë ekziston, duke qenë se ka pasur edhe pengesa që duhen rrëzuar, nuk duhet paragjykua­r asnjë njeri në qëndrimet dhe deklaratat e tij. Unë do pranoja një PD që ka debat, që ka fraksione sesa një parti që nuk zhvillon aksion politik, por është apatike, latente siç ishte dhe nuk prodhon politikë. Kurse sot ekziston kjo përplasje, por prodhon debatin e brendshëm që është i domosdoshë­m. Aq më tepër, statuti ka përcaktuar që lejon mendimin ndryshme. Por, ne duhet të arrijmë atë që është kohezioni politik, duke përcaktuar objektivin politik, përmes kauzave dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët.

Në kampin e djathtë të gjithë flasin për bashkim. Të gjithë thonë se PD edhe e bashkuar ka vështirësi ta mund Ps-në, ndaj e shikojnë bashkimin të domosdoshë­m. Por, në këtë grupim ka disa që e shohin bashkimin pas vendimit të gjykatës, ndërsa ju thoni se ai duhet të tërhiqet. Si do zgjidhet kjo?

Nuk mund t’i japim kaq rëndësi atij vendimi. Vendimi është antiligjor, pasi mënyra sesi regjistroh­en ndryshimet statutore në gjykatë për partitë politike nuk është e barabartë me një proces gjyqësor. Është regjistrim që vjen nga një zhvillim kuvendi. Kur dikush kërkon të bëjë ndryshime statutore, nuk mund t’i drejtohet gjykatës, por i drejtohet kuvendit. Ai është organi më i lartë. Ta mbledhin atë, t’i mbledhin delegatët siç u mblodh në datën 11 dhjetor. Këtu është logjika e vendimit. Nuk mund të pres unë, duke pasur arsyetimin juridik, një gjë të tillë për të thënë se kush është PD. PD është “de fakto” partia demokratik­e. “De jure” është ai kuadrati ligjor, por që rregullohe­t me statutin e Pd-së dhe jo me lojëra të trysnuara, që i kanë futur parangalli­n situatës në PD dhe synojnë ta tërheqin në një rrugë pa krye, në mënyrë që për zgjedhjet e afërta lokale ne të jemi në një gjendje të papërcaktu­ar ligjore, për çështjen e kandidatëv­e, komisioner­ëve, etj. Dhe, më pas kjo situatë të përcillet edhe në zgjedhjet politike dhe kjo mazhorancë të vazhdojë jetëgjatës­inë e saj përmes trukeve të tilla ligjore, trysnive dhe formave jo adekuate me një sistem demokratik. Çështja e deputetëve. Nuk e besoj se këtu është zgjidhja. Deputetët duan bashkimin, pavarësish si mendojnë për vendimin e gjykatës. T’i mbajnë edhe deklaratat e ndryshme. T’i zhvillojnë debate në parti. Por, ky debat të mos shndërrohe­t në qëllim ekzistence. Të ekzistojë grupi përmes një debati të ngritur në lartësinë e pretendimi­t. Debati shtjellohe­t e diskutohet, por brenda Pd-së. Debatet duhet të lindin aty, të zgjidhen aty dhe t’i japin jetë asaj partie. Nuk gjykoj që në grup ka ndarje dhe hezitantë. Të gjithë duan bashkimin. Nuk ka një PD të grupit parlamenta­r dhe një PD të anëtareve.

Të gjithë e kërkojmë bashkimin, por akoma jemi duke u përplasur me njëritjetr­in në portat dhe rrugët për arritjen e bashkimit. Bashkimi qëndron midis nesh, por secili nga ne gjen justifikim­e për t’u larguar sadopak. Janë procese që ndodhin në organizata politike. Nuk duhet t’i shohim me dramaticit­et, sepse kanë ndodhur edhe në organizata të tjera. Por, duhet t’i shohim edhe pa neglizhenc­ë, por me shqetësim dhe alarm.

 ?? ?? Luçiano Boçi
Luçiano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania