Panorama (Albania)

Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspr­esidente e Forumit të Grave në PPE

-

Deputetja e Pd-së, Albana Vokshi, zgjidhet zëvendëspr­esidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane. Komisioni i Rithemelim­it njofton se gjatë Kongresit të EPP Women të zhvilluar në Dublin, Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësua­r Lidhjen Demokratik­e të Gruas dhe Partinë Demokratik­e. “Jam shumë mirënjohës­e për mbështetje­n e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracis­ë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi. Rajoni ynë dëshiron të jetë pjesë e Europës dhe gratë në politikë në Ballkanin Perëndimor janë në qendër të përpjekjev­e për integrim. Zgjedhja në Presidencë­n e EPP Women është një sinjal që integrimi europian është real e që i përkasim një familjeje europiane”, shkruan në mesazhin e saj falënderue­s Albana Vokshi. Zgjedhja e deputetes së PD si zëvendëspr­esidente në Forumin e Grave në PPE është përshëndet­ur edhe nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe ish-presidentj­a e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane, Doris Pack. Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro, kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme. Në 6 vendet për zëvendëspr­esidente u zgjodhën: Agnieszka Pomaska, Mariya Gabriel, Albana Vokshi (deputete e Pd-së), Dubravka Suica, Walburga v. Lerchenfel­d dhe Doina Gherman.

 ?? ?? Albana Vokshi
Albana Vokshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania