Panorama (Albania)

Vendimi i Gjykatës së Janinës për Jorgo Toton

-

Me 17 shtator të vitit 2019, Partia Demokratik­e ka publikuar një dokument të Gjykatës së Janinës, sipas të cilit, Agim Kajmaku, asokohe kryetar i Bashkisë së Vorës, ka qenë në kërkim nga drejtësia greke me emrin Jorgo Toto dhe është shpallur i pafajshëm. Sipas dokumentit, mësohet se Kajmaku është arrestuar në Greqi në vitin 2003, por pafajësinë e ka marrë se kreu i Bashkisë Vorë nuk mund të kryente transaksio­ne me eurot e falsifikua­ra. PD këmbënguli që ishin vërtetuar akuzat dhe se Kajmaku duhej të arrestohej.

REAGIMI I PD-SË

“Gjykata e Janinës konfirmoi të gjitha denoncimet e Partisë Demokratik­e se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në janar të 2003-shit me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminal­izimit. Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjev­e të prokuroris­ë për zbulimin e identiteti­t të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çështjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratik­e denoncoi”.

 ?? ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Janinës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Janinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania