Panorama (Albania)

Ish-kryebashki­aku i Vorës arrestohet për të tretën herë

Agim Kajmaku me nipin prangosen me 20 kg kokainë në Itali Si ra ‘Jorgo Toto’ në kurthin e shitësit të vazove të luleve në zonën e Grottamare­s

- NIKOLETA KOVAÇI

Ai u njoh ditën që pranoi të kandidonte nën siglën e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 2019-ës. Duke qenë i vetëm në garë, emri i tij shpejt do të lakohej si njeri me precedentë penalë në vendet e Be-së. Por pavarësish­t të dhënave dhe të thënave, Agim Kajmaku u vendos në krye të Bashkisë Vorë dhe madje krah tij në atë fushatë gjysmake, jo pak herë u shfaq edhe Kryeminist­ri i vendit. Mosdeklari­mi i dënimit që kishte marrë në Greqi në formularin e dekriminal­izimit bëri që Partia Demokratik­e t‘i drejtohej Prokuroris­ë së Tiranës për emrin e tij. Një letërporos­i në drejtim të autoritete­ve greke solli përgjigje pozitive për dënimin e tij për falsifikim parash. Kajmaku i Vorës doli para drejtësisë sonë. U akuzua, u hetua, u dënua, u lirua dhe emri i tij jo pak herë përmendej nga opozita si një prej personave të inkriminua­r. Por në momentin kur ai doli në gjykatë dhe prokuroria kërkoi pushimin e akuzave dhe gjykata e pranoi kërkesën e prokurorit, Kajmaku gjeti mundësinë jo vetëm të largohej nga vendi, por edhe të niste një aktivitet tjetër në Itali. Apeli më pas e shpalli në kërkim, por Kajmaku u vendos në Itali dhe, po atje, ai u arrestua rreth dy javë më parë me të paktën 20 kg kokainë. Të dhënat e arrestimit të tij u bënë publike vetëm dy ditë më parë, ndërsa mediat italiane, përveç detajeve të arrestimet, publikuan edhe videot e momentit të arrestimit të tij, së bashku me nipin. Hetimet për aktiviteti­n e ish-kryebashki­akut thuhet se kishin nisur të paktën dy muaj para se sa të bëhej goditja. Ai ishte ndjekur, vëzhguar dhe përgjuar derisa Policia antidrogë e zonës në të cilën qëndronte Kajmaku, i shkoi për kontroll. Me informacio­ne të sakta, ata e gjetën lëndën narkotike në vazot e luleve që Kajmaku mbante.

ARRESTIMI

Sipas të dhënave të Policisë sonë, bëhet me dije se ish-kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku, ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Kajmaku është ndaluar në 27 maj, pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij. Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, sipas përllogari­tjeve të Policisë italiane, do të kapte vlerën e 1 milion eurove. Ish-kryebashki­aku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur në Grottamare, pasi bleu bimët, bashkë me nipin, shkuan në shtëpi. Me sa duket, Kajmaku ka rënë në sytë e pronarit të fidanishte­s që shiste lulet me vazo që ai i blinte bashkë me nipin e tij. Megjithatë, Policia italiane, menjëherë sapo e ka vënë në pranga Kajmakun, ka lajmëruar dhe njëherësh ka kërkuar informacio­n nga Policia e Shtetit shqiptar. Këta të fundit e kanë mbajtur fshehur lajmin e arrestimit të tij, derisa orëve të vona të së shtunës, mediat italiane e bënë publik bashkë me detajet e operacioni­t të bujshëm.

Tashmë Kajmaku do të hetohet dhe do të gjykohet nga drejtësia e vendit fqinj për prodhim dhe shitje narkotikës­h, ndërkohë që bëhet me dije se Kajmaku ishte fiksuar si një person i ri në zonën e trafikimit të lëndëve narkotike. Nuk dihet në fakt roli i tij ende nëse vepronte i vetëm, pra veç me nipin apo ishte pjesë e ndonjë grupi kriminal. Policia italiane, në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, vijojnë të mbledhin prova mbi aktiviteti­n e ish-kryebashki­akut të Vorës në Itali.

 ?? ?? Pamje nga momenti i arrestimit të Agim Kajmakut
Pamje nga momenti i arrestimit të Agim Kajmakut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania