Panorama (Albania)

Alibeaj i kujton Ramës betejën për Kajmakun dhe e akuzon për 6 marsin

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për arrestimin e ish-kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u arrestua për trafik droge në Itali. Alibeaj kujton kohën kur e denonconte PD dhe kryesocial­isti Rama e mbronte duke thënë se kanë ngjashmëri. “E mbani mend kur Edi Rama thoshte: ‘Gimi është si puna ime’? E kishte fjalën për Agim Kajmakun, ish-kryetar i Bashkisë Vorë, sot i arrestuar në Itali për trafik droge. Kur PD e denoncoi me fakte aktiviteti­n kriminal të Kajmakut në Greqi, Rama e mbrojti, e justifikoi dhe e ia fshehu drejtësisë sa mundi. Nuk hoqi dorë asnjëherë prej sojit si ai, madje atë e përfshiu së fundmi edhe në zgjedhjet e 6 marsit në Vorë! Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do të thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse u është nxirë faqja të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR! Me shumë gjasë sot, Edi Rama i zënë prapë mat, do të zgjedhë kodin mafioz të heshtjes! Denoncimet e Pd-së për të inkriminua­rit e tij, në të gjitha rastet, janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e ‘non grata’-ve të tij. Agim Kajmaku është prova më e qartë për këtë. Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit që blenë e mblodhën vota për Rilindjen, dhe vazhdon të qëndrojë në pushtet me votat e krimit e të ‘non grata’-ve”, shkroi Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania