Panorama (Albania)

Berisha: Kajmaku përfaqëson fytyrën e vërtetë të qeverisë Rama

-

Ishte i pritshëm reagimi i kryetarit të Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, pas daljes së lajmit se ishte vënë në pranga Kajmaku i Bashkisë së Vorës. Berisha, më shumë sesa tek aktiviteti i Kajmakut, e vuri theksin e reagimit të tij te Kryeminist­ri Rama dhe te mënyra se si ky i fundit e shpërblen sojin e Kajmakut me pushtet e para. Sipas Berishës, të gjithë personat e lidhur me krimin po përfundojn­ë në burg, duke diskreditu­ar qeverinë.

“Ish-narkobashk­iaku i Edvinit përfundon në burg! Agim Kajmaku trafikonte kokainë me padronët e tij në qeveri! Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkom­ani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë, të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai. Është e turpshme se si kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij, nuk kanë qenë as arritjet profesiona­le e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktivë në botën e krimit, krerë organizata­sh kriminale, kanë predispozi­tën për të qenë drejtues nën petkun e Edi Ramës. Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojn­ë në qeli, ndërkohë që me papërgjegj­shmërinë më të madhe, ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjës­itë që i takojnë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individual­e, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, shkroi Berisha në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania