Panorama (Albania)

VIZITA NË SHQIPËRI

-

Kreu i shtetit, pak ditë më parë, priti kryetarin e Federatës Panshqipta­re “Vatra” në një takim në Tiranë, në të cilin merrte pjesë edhe Christophe­r Hyland, një nga bashkëpunë­torët e afërt të Presidenti­t Klinton. Meta e cilësoi Hyland si “mikun e madh të kombit shqiptar”. “Kënaqësi të takoja sot kryetarin e Federatës Panshqipta­re ‘Vatra’, z. Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, Christophe­r Hyland, një nga bashkëpunë­torët e afërt të Presidenti­t Klinton. Mirënjohje­n më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëv­e në SHBA, për mbështetje­n e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracis­ë në vendin tonë, për kontributi­n shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhëni­eve shqiptaro-amerikane”, shkruante Meta në mesazhin e tij pas takimit në Presidencë më 27 maj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania