Panorama (Albania)

Ironianëse­lanik,rama:sherrmejha­nejemestym­ittëqoftev­e VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Kryeminist­rit Dimitar Kovaçevski

-

Ironia e Kryeminist­rit shqiptar Edi Rama në Selanik, ku homologun Maqedonas e prezantoi si të Bullgarisë Perëndimor­e, është marrë seriozisht dhe ka shkaktuar reagime të shumta në vendin fqinj. Për të sqaruar gjithçka, Kryeminist­ri Rama ka ndarë një video në “Twitter” me Kryeminist­rin maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë shtrëngimi­t të duarve në Selanik, nën shoqërinë e Kryeminist­rit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidente­n e Kosovës, Vjosa Osmani. Duke iu përgjigjur reagimeve në Maqedoni, veçanërish­t të opozitës së fqinjëve tanë, Rama shprehet se është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup. Në mesazhin që shoqëronte videon, Rama thekson se ai ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë në lidhje me integrimin në BE. Kryeminist­ri shqiptar e ka cilësuar si një sherr mejhaneje mes tymit të qofteve, shprehje e përdorur shpesh prej tij në shumë reagime për çështje të ndryshme brenda vendit. “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj Kryeminist­rit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrën­gimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan Kryeminist­ri Rama në “Twitter”. Në videon e publikuar nga Kryeminist­ri Edi Rama, shihet që Kryeminist­ri grek Mitsotakis i prezanton Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Kryeminist­rin Edi Rama dhe Kryeminist­rin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në këtë moment, kreu i qeverisë shqiptare ndërhyn me humor, duke i thënë Kancelarit gjerman se Kovaçevski është Kryeminist­ri i Bullgarisë Perëndimor­e, veprim i cili u prit me shaka dhe të qeshura nga të gjithë të pranishmit. Kancelari gjerman, Olaf

Scholz, mori pjesë në darkën e punës së liderëve të shteteve të Europës Juglindore, që u organizua në Greqi të premten. Duke u ndalur te komunikimi i tij me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelari ka veçuar një foto me Kryeminist­rin Edi Rama në fokus, për të treguar rëndësinë e këtij takimi. Mbi foton e postuar në “Instagram”, Kancelari shkruan: “Jam i kënaqur që mund të shkëmbej mendime me këta krerë shtetesh dhe qeverish. Sepse vetëm së bashku, ne jemi më të fortë!”.

REAGIMET NË MAQEDONINË E VERIUT

Në Maqedoni, e para që ka reaguar pas ironisë së Ramës, i cili e prezantoi atë si Kryeminist­ër të Bullgarisë Perëndimor­e, ishte partia më e madhe opozitare. VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen Kryeminist­rit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pasi sipas saj, ai aprovoi atë që tha Rama dhe nuk reagoi në mbrojtje të vendit të tij. “Jo vetëm poshtërues­e fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe u ofendua në një takim ndërkombët­ar para liderëve ballkanikë dhe Kancelarit gjerman, por edhe më shumë që Kovaçevski e ndoqi të gjithën me të qeshura dhe miratim të papërshtat­shëm. Dje, kur u prezantua si Kryeminist­ër i Bullgarisë së ardhshme perëndimor­e, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet, do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij, të cilin e përfaqëson dhe për të cilin merr rrogë nga qytetarët, dhe të qeshë e të gëzohet. Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar, zoti Kovaçevski?”, pyeti Misajlovsk­i.

 ?? ?? Liderët e Ballkanit në takimin me Scholz në Selanik
Liderët e Ballkanit në takimin me Scholz në Selanik
 ?? ?? Rama në Selanik
Rama në Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania