Panorama (Albania)

Rrjedhja e numrave krijon pasiguri te qytetarët

-

Pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistr­uar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike, legjislaci­oni pësoi ndryshim për të bllokuar shitjen e numrave pa u regjistrua­r. Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit. Por e gjitha kjo zhvlerësoh­et si në aspektin e privatësis­ë apo edhe të sigurisë, në një kohë kur 3 milionë numra celulari shqiptarës­h janë nxjerrë në shitje.

“Nëse rrjedhja e këtyre numrave është bërë nga punonjës të institucio­neve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte

imazhin e institucio­neve dhe krijonte ndjenjë pasigurie te qytetarët”, tha Redion Qirjazi. Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e besimit tek institucio­net, të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëv­e, të cilët tashmë janë në shitje.

 ?? ??
 ?? ?? Redion Qirjazi
Redion Qirjazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania