Panorama (Albania)

Munnaf Hossain, “pronari” i 3 milionë numrash celulari të shqiptarëv­e

Tjetër skandal me të dhënat personale në vendin tonë Ja sa kushtojnë në treg numrat tanë telefonikë, nga 300 deri në 4 mijë dollarë

- TIRANË

Dalja e të dhënave tona personale duket se është bërë e udhës në vendin tonë. Pas patronazhi­stëve, pagat, targat e makinave, numrat e kartave të identiteti­t dhe gjithçka tjetër që hyn te të dhënat personale për qytetarin shqiptar janë sheshit.

Janë trajtuar si skandale, janë hetuar, por pa e ndaluar rrjedhjen e të dhënave në duart e tregtarëve që fshihen në internet dhe paguajnë të kenë databaza të tilla. Skandali i fundit vjen nga një hulumtim i TCH, nga ku bëhet me dije se janë jo pak, por mbi 3 milionë numra celulari që gjenden në duart e një personi, me emër arab, i cili i nxjerr në shitje në këmbim të shumave të paracaktua­ra. Askush nuk di të thotë se kush është ky person dhe aq më pak se kush është i interesuar të blejë qindra-mijëra numra telefoni të shtetasve shqiptarë.

SKANDALI

Përdorimi telefonave celularë për të gjithë ne është kthyer në një pjesë të domosdoshm­e të jetës sonë. Numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëv­e janë reklamuar në një faqe në internet për t’u shitur. Një tjetër thyerje e të dhënave personale pas daljes të një databaze të pagave dhe targave të shqiptarëv­e. Gazetari i “Top Channel” Muhamed Veliu ka identifiku­ar një faqe në internet, e cila disponon një databazë me 3 milionë numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesv­e të këtyre numrave dhe pozicionin e punës së personit që i përket numri telefonit.

Poseduesit e databazës së këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes. Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre. 4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3

milionë të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile. 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Poseduesi i 3 milionë numrave telefonikë të shqiptarëv­e dhe shitësi i tyre, përmes një platforme në internet, është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain. Sipas tij, lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacio­ne korrekte, shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar. Për ta vërtetuar këtë, Munnaf Hossain ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj databaze.

VERIFIKIMI

“Top Channel” verifikoi numrat e kësaj liste. Rezultoi se janë në përdorim e iu përkasin personave, emri i të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste. Mbetet e paqartë se si

Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milionë numrat e celularëve të shqiptarëv­e në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponojë këto numra. Në listën e publikuar si shembull për blerësit, është edhe emri i ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi, i cili tha për “Top Channel” se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetik­e”.

“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistrua­r të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma të jashtëligj­shme për zotërimin e një numri celulari. Në terma afatgjatë, kjo mund të krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifiko­nin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo edhe qeverisë”, deklaroi eksperti Redion Qirjazi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania