Panorama (Albania)

Ekzekutimi mafioz i Aleksandër Sadikajt, pa autor dhe pista

Ekspertët: Mina e telekomand­uar ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, në anën e brendshme të gomës

-

Ekzekutimi mafioz që tronditi Tiranën mesditën e së shtunës është ende pa autor dhe pa asnjë pistë konkrete.

Ndonëse pak orë pas ngjarjes së rëndë, Policia kërkoi identifiki­min e një mjeti dhe një motori që ishin në lëvizje herë paralel e herë pas automjetit të Aleksandër Sadikajt, viktimës së atij sulmi brutal me minë të telekomand­uar, mësohet se nuk është bërë i mundur të zbardhet asnjë element i dyshimtë. Sipas të dhënave të para hetimore, Policia ka mundur të zbardhë vetëm itinerarin e atij momenti, pa mundur të hedhë dritë në vendet se ku ka qenë viktima para se sa të shkonte në shtëpinë e tij në Sauk të Vjetër. Ka dyshime se Sadikaj është pritur të dalë nga banesa dhe më pas ai është ndjekur deri në vendin ku edhe u zgjodh të hidhej në erë. Mekanizmi i ekzekutimi­t është një mesazh i pastër mafioz, duke pasur parasysh vendin dhe orën që u zgjodh të ekzekutohe­j, në mes të ditës dhe në mes të një prej rrugëve më të frekuentua­ra në Shqipëri. Policia e ka të paqartë ende se kur kishte mbërritur në Tiranë, djali që jetonte njëherësh në disa zona të vendit, por bëhet me dije se do të jetë familja dhe shokët e tij që do të hedhin dritë mbi lëvizjet e ditëve të fundit të të

riut. E vetmja provë që gjendet në duart e Policisë është fakti që në mjetin e shkrumbuar të Sadikajt u gjend një armë zjarri pistoletë, çka ka rritur dyshimet se i riu mund ta kishte armën për vetëmbrojt­je. Por familja e tij, në dëshminë paraprake, pretendon se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem me ndonjë person, e aq më pak të ishte i përfshirë në trafiqe apo punë të tjera të kundërligj­shme.

HETIMET

Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e një prej krimeve më të rënda të ndodhura në vitet e fundit në Tiranë, është bindur se sasia e eksplozivi­t

që është vendosur në mjetin e 27-vjeçarit, ka qenë relativish­t e madhe. Ata pretendojn­ë se është më shumë se gjysmë kilogrami. Por duke pasur parasysh se makina nuk ka qenë në pronësi të tij, Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar edhe dëshminë e personit që e posedonte atë mjet, nga ku mund të mësojnë edhe të dhëna të rëndësishm­e për zbardhjen e ngjarjes. Ekspertët bëjnë me dije se mina e komanduar me anë të një aparati celular, ka qenë e vendosur në anë të gomës, poshtë sediljes së shoferit, çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi të riut t’i mbijetonte atij shpërthimi fatal.

Kalimtarët e rastit ndërhynë në kohë rekord ta nxirrnin të gjallë djalin dhe ia arritën, por nuk mundën dot ta mbanin në jetë. Goditja e fuqishme i përfshiu të dyja këmbët dhe pjesët e para të duarve dhe të gjoksit, duke i shkaktuar hemorragji të rëndë e, për pasojë, ai s‘mundi të mbije- tonte as deri sa të hynte në sallën e operacioni­t. Prokuroria ka kërkuar të mësojë gjithçka në lidhje me të shkuarën e tij, për të cilën Policia e Shtetit tha se e kishte të mbushur me pre- cedentë që kur ishte 15 vjeç, por që në fakt emri i tij, përveçse në një plagosje në qytetin e Sa- randës, nuk është skeduar ndonjëherë për krime të rënda.

 ?? ?? Makina e viktimës pas shpërthimi­t
Makina e viktimës pas shpërthimi­t
 ?? ?? Viktima Alekasndër Sadikaj
Viktima Alekasndër Sadikaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania