Panorama (Albania)

VËLLEZËRIT GODASIN ME THIKË NJËRI-TJETRIN

-

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi kanë goditur njëri-tjetrin me thikë. Ngjarja u regjistrua në Patos, ndërsa vëllezërit e arrestuar akuzohen për “Dhunë në familje”. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasit F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta”, sqaron Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania