Panorama (Albania)

Shokon motra e viktimës: S‘dua të jetoj, dua të vij te ti!

-

Pas vrasjes së tij, motra e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj, ku i dedikon disa rreshta prekës. Mes të tjerash, ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë. “Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij, të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë, të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë Zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo. 27-vjeçari Sadikaj, i njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt”, i riu ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB-JA, ky subjekt është regjistrua­r në janar të këtij viti. 27-vjeçari publikonte shpesh video dhe foto nga përditshmë­ria e tij në faqen e biznesit të këtij resorti. Nga postimet, duket se i riu është i apasionuar pas kuajve, një shërbim që ofrohet dhe nga resorti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania