Panorama (Albania)

Hasmëria mes Kasandër Nogësdheer­ionhasanbe­lliut zhvendoset në Bruksel

Mediat belge: Plagoset një shqiptar dhe shpallet në kërkim një tjetër Vrasjet mes dy familjeve që trondisin vendin prej rreth 25 vitesh, kush janë dy personazhe­t e ngjarjes në Belgjikë

- NIKOLETA KOVAÇI

Orëve të vona të së shtunës, mediat belge bënë me dije se një shqiptar i rrezikshëm ishte shpallur në kërkim pasi ai dyshohet se është autori i një atentati ndaj një shtetasi tjetër shqiptar.

Mediat vendase nuk dhanë detaje të tjera, por thanë se personi i plagosur gjendej në spital, në gjendje të rëndë dhe se dyshohet se shkak i atij atentati është hasmëria që ata mbartin prej vendit të tyre. Mirëpo ajo që të shtunën u transmetua si një ngjarje mes shqiptarës­h, ditën e djeshme është kthyer në shqetësim të autoritete­ve lokale, ku kryebashki­aku i kërkoi Policisë zbardhjen e ngjarjes për sigurinë e banuesve të qytetit.

PO ÇKA NDODHUR VËRTET?

Policia belge bën me dije se një shqiptar është qëlluar me 6 plumba në qendër të Brukselit dhe bëhet fjalë për Erion Hasanbelli­un, që njihet edhe me emrin Mikel Rakipllari. Sipas mediave belge, raportohet se 43vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një person me inicialet K. N. dhe në fakt mësohet se bëhet fjalë për Kasandër Nogën, një nga emrat proverbial­ë të krimit në vend, i njohur më së shumti për masakrën e Sanatorium­it, ngjarje e ndodhur 22 vite më parë. Ai nuk dihet se si e ka fituar lirinë, por prej vitesh jeton mes Perëndimit dhe Shqipërisë, duke u bërë dy ditë më parë emër

i shumëkërku­ar i Policisë belge.

I PLAGOSURI

Erion Hasanbelli­u është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013 është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë, pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se në vitin 2002 kanë vrarë në Belgjikë Julian

Çelën dhe kanë plagosur rëndë Kasandër Nogën. Vëllai i tij, Geron Hasanbelli, është vënë në pranga më 14 qershor 2013, në Rrugën e Barrikadav­e në Tiranë. Arrestimi dhe ekstradimi i Hasanbelli­ut në vitin 2013 është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me

25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje, e kryer në bashkëpuni­m”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje” e kryer në bashkëpuni­m mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli, në bashkëpuni­m me vëllanë e tij, Geron Hasanbelli, kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogën. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë dhe se shkaku i asaj ngjarjeje vinte nga vrasjet zinxhir që kulmuan me vrasjen në një dhomë spitali në Sauk të 2 personave dhe duke plagosur 5 të tjerë. Mes Nogës dhe Hasanbelli­ut ka një hasmëri prej rreth 25 vitesh, ndërkohë që palët e kanë kërkuar dhe vrarë njëri-tjetrin kudo ku kanë mundur të përballen.

 ?? ?? Erjon Hasanbelli­u
Erjon Hasanbelli­u
 ?? ?? Kasandër Noga
Kasandër Noga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania