Panorama (Albania)

Dy aksidente brenda pak minutash në Lezhë

Makina me tri vajza përfundon në kanalin e mbushur me ujë

-

Një person mbeti i plagosur dhe tri vajza shpëtuan mrekullish­t në dy aksidente të ndodhura në mesditën e së dielës në rrugët e Qarkut e Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor që lidh Shënkollin me zonën turistike të Tales, ku një automjet me të cilin udhëtonin tri vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë. Të ndihmuara dhe nga banorë të zonës, vajzat arritën të dilnin nga makina, duke shpëtuar për mrekulli nga makina pa pasoja apo lëndime pa marrë lëndime. Vajzat u traumatizu­an nga aksidenti, ndaj u morën nga ambulanca, e cila i dërgoi për trajtim në spital, ndërsa për nxjerrjen e automjetit nga uji ndërhynë zjarrfikës­it dhe një mjet i tonazhit të rëndë. Aksi që lidh superstrad­ën Lezhë-milot me zonën turistike të Tales është kthyer në burim aksidentes­h gjatë viteve të fundit. Mungesa e barrierave të rrugës në anën ku ndodhet kanali, sinjalisti­ka, si dhe mungesa e ndriçimit është shkaku i këtyre aksidentev­e në këtë segment, i cili gjatë stinës së verës është mjaft i frekuentua­r nga pushuesit që zgjedhin plazhin e Tales për pushime. Një tjetër problemati­kë është se aksi në fjalë nuk e ka gjerësinë e duhur, duke mos krijuar hapësira të mjaftueshm­e për drejtuesit e automjetev­e. Pak minuta me vonë, një tjetër aksident ndodhi me rrugën e Kunes në Shëngjin, ku një automjet u përplas me një motoçiklet­ë. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçiklet­ës, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës. Për të dyja aksidentet, policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre ngjarjeve rrugore, të cilat janë kthyer në shqetësim në rrugët e Qarkut të Lezhës, ku gjatë dy muajve të fundit kanë ndodhur rreth 20 aksidente me 4 viktima dhe mbi 30 persona të plagosur. Ndërkohë, një automjet në “Rrugën e Kombit” është kapur nga radarët e Policisë Rrugore, duke qarkulluar me shpejtësi 191 km/h, në kushtet e motit të lagësht për shkak

të reshjeve të shiut. “Gjatë paradites së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, makina inteligjen­te dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 100 km/h në rrugën Milot – Rrubik, si dhe nga 145 km/h deri në 191 km/h, në ‘Rrugën e Kombit’”, sqaroi policia.

 ?? ??
 ?? ?? Nga aksidentet në Lezhë
Nga aksidentet në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania