Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, përplasen shoqatat e avokatëve për bojkotin e gjyqeve

Çfarë ndodh me ndarjen e re të gjyqësorit të rretheve në vend Dhoma e Avokatisë kërkon anulimin e hartës dhe iu bën thirrje anëtarëve të mos marrin pjesë në gjyqe

- NIKOLETA KOVAÇI

Harta e re Gjyqësore, veç të tjerash, ka futur në sherr edhe Dhomën e Avokatisë me Dhomën e Avokatëve Penalistë.

Të parët kërkojnë bojkot të të gjitha proceseve, pasi e shohin të dëmshme dhe të padrejtë ndarjen që i është bërë gjyqësorit të rretheve, ndërsa të dytët rendisin arsyet se përse janë kundër bojkotit dhe pro Hartës së re Gjyqësore. Në fakt, kjo hartë, që më shumë ngjan me bashkitë dhe nevojat e tyre sipas projektit të pushtetit lokal, sesa me nevojat gjyqësore që kanë zonat, ka lënë në funksion 13 Gjykata të Shkallës së parë në qarqe. Ajo që bie në sy në këtë ndarje është lënia në fuqi e Gjykatës së Sarandës, ndërkohë që Tirana, Durrësi dhe Elbasani, që kanë jo vetëm popullsi të shumtë, por edhe kriminalit­et në rritje, janë me nga një gjykatë. Madje harta e re ka bërë edhe një ndarje tjetër, që bie ndesh me juridiksio­nin që kanë vepruar Policia dhe prokuroria. Duke kaluar Kavajën dhe Rrogozhinë­n në Durrës dhe Krujën në Tiranë, harta e re gjyqësore bën që menjëherë edhe Policia dhe prokuroria të vendosen në një hartë të tillë për këto dy gjykata, njëherësh edhe polici dhe prokurori.

“KËRCËNIMI” I DHOMËS SË AVOKATISË

Duke iu referuar reagimeve të herëpasher­shme, është mësuar se Dhoma e Avokatisë është kundër hartës e re gjyqësore që ka më pak gjykata Apeli ne rrethe dhe, në shenjë proteste, kërkon bojkotim të gjyqeve nga e marta në të premte. Komiteti drejtues konstaton se vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërish­t nga Kushtetuta, thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë. “Ky vendim cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çështjet penale, civile dhe administra­tive. Me keqardhje konstatojm­ë se ky vendim është në përputhshm­ëri dhe në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuar­a në proceset penale, civile e administra­tive

të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve. Me këtë vendim u injoruan haptazi të gjitha problemati­kat dhe argumentet e parashtrua­ra nga ana e organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjatë procesit të diskutimit të draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qartë formalitet­in, paragjykim­in dhe abuzivitet­in në mosmarrjen në konsiderat­ë të mendimit te grupeve të interesit, përfshirë Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë, si një nga aktorët kryesorë në procesin e dhënies së drejtësisë. Nisur dhe bazuar në këtë situatë, Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet Tij i kërkojmë të përcjellë në qeveri, si institucio­ni vendimmarr­ës,

gjithë argumentet e paraqitura në mbrojtje të interesave të personave fizikë dhe atyre juridikë, duke konkluduar me mosmiratim­in vendimit të mësipërm paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor”. Këshilli i Përgjithsh­ëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikua­ra për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave, përfshirë edhe proceset e planifikua­ra në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri në datën 17 qershor. Një ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha “po” mbylljes së 18 gjykatave në vend, për të cilat në finale, fjala e fundit i takon Këshillit të Ministrave.

 ?? ?? Nga një mbledhje e KLGJ
Nga një mbledhje e KLGJ
 ?? ?? Avokati Maks Haxhia
Avokati Maks Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania