Panorama (Albania)

Kujdesi në verë, Tomini: Kujdes me ushqimet e ndenjura “Kujdes hidrik, larje dhe konsum i shpejtë i tyre”

-

Me rritjen e temperatur­ave dhe verën e nxehtë, vijnë edhe disa shqetësime. Si rrjedhojë, nevojitet kujdes i shtuar, krahasuar me stinët e tjera të vitit, e veçanërish­t për mosha delikate si mosha e tretë dhe të vegjlit. Eugena Tomini, e ftuar në “News 24”, ka dhënë disa këshilla të vyera për të kaluar një verë të sigurt, nga hidratimi e deri te konsumi i ushqimeve. “Respektimi i orareve për daljen në oraret e të nxehtit. Duhet të dalim në oraret e mëngjesit, por edhe kujdesi ndaj ushqimit, që shoqërojnë me baktere çrregullim­e. Të mos konsumojmë ushqime të ndenjura jashtë kushteve të mirëmbajtj­es. Edhe mosha pediatrike është shumë fleksbilël në periudhën e verës. Duhet të konsultohe­mi me mjekun pediatër dhe qendrat shëndetëso­re. S’duhet neglizhuar asnjë rast. Më tepër tonalitet janë bakteriale kryesisht, por mund të kemi dhe atë flu-light që i themi ne rrufa që ka përvijuar nga vera. Bëhet një diferencë me rrufën stinore që përvijon nga pranvera. Duhet pasur vëmendje ndaj çrregullim­eve diarreike. Kujdesi gjithmonë në kontekst me mjekun e familjes për moshën deri në 5 vjeç. Sigurisht, në sezonin e verës rehidrimi dhe

marrja e lëngjeve të freskëta dhe zarzavatev­e është i rëndësishë­m për të pasur një shëndet sa më të mirë. Të mos ruajmë dhe të mos përdorim ushqime të ditës së nesërme që nuk janë mbajtur në kushtet e duhura frigorifer­ike. Disa mbetje të ushqimeve të gatuara një ditë më përpara, mund të bëjnë kontaminim e produkteve të tjera në frigorifer. Kujdesi hidrik, larja dhe konsumi i tyre në mënyrë sa më të shpejtë, na privon nga çrregullim­et gastro-ongostrina­le”. Sa i takon situatës me Covid-19, drejtoresh­a e ISHPSË tha se është tejet normale, incidenca e rasteve është e ulët dhe për fat të mirë, pa fatalitete.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania