Panorama (Albania)

Përmirësoh­et cilësia e ujit, por plazhet nuk ofrojnë siguri

Tri zonat që duhet të shmangen dhe ato që sugjerohen për pushuesit. Vrojtuesit: Nga 2900 stacione, vetëm 1150 me vrojtues të certifikua­r

- TIRANE

Një pushues, qoftë vendas apo i huaj, mund të gjejë pafund destinacio­ne turistike detare të denja për t’u vizituar, por nuk ofrojnë kushtin më bazik: sigurinë.

Agjencia Europiane e Mjedisit flet për një cilësi ujërash më të lartë se një vit më parë, por Federata e Vrojtuesve të Plazhit nuk del garant për stacionet pa roje. Dhe nuk janë pak, por më shumë se 60% e totalit të stacioneve në plazhe.

CILËSIA

Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) vlerëson se 68.1% e ujërave të plazheve, lumenjve e liqeneve, ku do të lahen pushuesit këtë sezon veror, janë me cilësi të shkëlqyer, 23.5% e cilësisë së ujërave është e mirë, 1.7% është e mjaftueshm­e dhe vetëm 6.7% është cilësi e dobët. Në raportin e fundit për vitin 2021, Shqipëria renditet krah shteteve me cilësi shumë të mirë, mbi mesataren europiane, referuar analizave të kryera për llojet e baktereve që tregojnë ndotjen nga ujërat e zeza. Zonat që nuk këshillohe­t të lahesh, sipas raportit, ndodhen pranë portit të Durrësit, Vlorës dhe në liqenin e Ohrit në qytetin e Pogradecit. Cilësia e ujit në plazhet e Golemit dhe Sarandës është përmirësua­r, ndërsa riviera e Jugut dhe Velipoja kanë marrë vlerësimin maksimal.

Siç theksohet në raport, “investimet e mëdha” në impiantet dhe rrjetet e trajtimit të ujërave të zeza urbane kanë çuar në një “reduktim drastik të ndotësve organikë të çliruar nga ujërat e zeza urbane të patrajtuar­a ose pjesërisht të trajtuara”. Ashtu si Shqipëria, edhe Italia dallohet për cilësi të lartë të ujit të deteve, të lumenjve dhe liqeneve. Sipas të dhënave nga EEA, nga 5524 vende italiane, 4854 karakteriz­ohen nga cilësia e shkëlqyer e ujit. Agjencia Europiane e Mjedisit ngel në klasë vetëm 1.5% të zonave në Bashkimin Europian dhe rendit në krye të listës me 97.7% të ujërave të deklaruara si “të shkëlqyera” vendin pa dalje në det, por me liqene të shumta: Austrinë. Pas saj, në krye të tabelës vjen Malta, Greqia, Kroacia, Qipro, Italia dhe Spanja, ndërsa Franca zbret më poshtë në renditje me 75.7% të plazheve me ujë me cilësi të shkëlqyer. Kërkesat e kalendarit të monitorimi­t përfshijnë një kampion parasezona­l, i cili duhet të merret pak përpara fillimit të çdo sezoni, nuk duhet të analizohen më pak se katër mostra dhe intervali ndërmjet datave të marrjes së mostrave nuk duhet të kalojë kurrë një muaj.

Pavarësish­t notave pozitive, Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të përmirësim­it të cilësisë së ujërave.

SIGURIA

Edhe këtë vit, ashtu si edhe më parë, shumë qytete e kanë nisur sezonin e plazhit pa kulla e roje vrojtimi. Ky problem shqetësues

si për pushuesit, ashtu edhe për Federatën shqiptare “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë” për më tepër shpërfille­t nga institucio­net përgjegjës­e, të cilat lejojnë hapjen dhe funksionim­in e stacioneve pa asnjë masë sigurie. “Kemi rreth 1100 vrojtues të trajnuar, duhen rreth dyfishi i këtij numri”, thotë Robert Neçaj, zëvendëspr­esident i Federatës “Vrojtuesit e Plazhit dhe shpëtimi në ujë”, teksa shton se numri i rojeve është shumë më i ulët sesa ai i stacioneve, rreth 2900. Për administra­torët paralajmër­on masa deri në heqjen e licencave. “Problemati­kat janë disa, por kryesisht janë me hapjen e sesioneve të plazhit, me një vrojtues duke hapur disa stacione plazhi. Ose me plazhe pa vrojtues fare”. Vitin e shkuar, të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë. Mungesa e rojeve bregdetare, duke mos ofruar ndihmën e parë në kohë, ishte një ndër shkaqet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania