Panorama (Albania)

Agolli: Nga PPSH në PSSH, ndryshoi vetëm emri

Ish-depurteti: Debati i fortë për ideimin e luftës së klasave dhe si u përjashtua­n nga Kongresi të gjithë anëtarët e PPSH-SË

- Marrë me shkurtime nga intervista e 12.06.2009 – botuar tek libri “Trashëgimt­arët”

tarin, ishin forumet që dilnin nga Kongresi ato që e zgjidhnin kryetarin. Më vonë u praktikua zgjedhja e kryetarit direkt nga Kongresi.

Si u zgjodh kryetari i Ps-së dhe kush e propozoi atë?

Kryetar i Ps-së u zgjodh Fatos Nano. Ai hezitoi në fillim. Por pati propozime të ndryshme. Dikush propozoi Gramoz Ruçin, duke ditur se ai ishte organizato­r i mirë dhe është edhe sot organizato­r i mirë për partinë, por problemi qe se ai kishte qenë ministër i Brendshëm dhe nuk mund të zgjidhej kryetar i Ps-së. Unë propozova Servet Pëllumbin. Edhe ai nuk donte. U diskutua rreth zgjedhjes së Nanos dhe ai, pasi kundërshto­i me pretekstin se ishte Kryeminist­ër dhe kishte ngarkesa të tjera, e pranoi postin e kryetarit të Ps-së. Por tha: “Unë pranoj kryetar, po të kem si zëvendëskr­yetar Servet Pëllumbin dhe Spiro Deden”. Spiro kishte qenë anëtar i KQ të PPSH-SË dhe kur e mori ferra uratën, u zgjodh në Byronë Politike. Dede u zgjodh nënkryetar i Ps-së, por qëndroi pak muaj, sepse u largua fare nga Ps-ja. Iku nga Kryesia e të gjitha forumet drejtuese, sepse nuk donte të ishte më në drejtim.

A e vlerësoni ju 12 qershorin si themelim të Ps-së?

Për sa i përket kësaj çështjes së ndryshimit, dua të them se disa thonë që unë jam themelues i Ps-së. Në fakt, Partia Socialiste nuk ka themelues, sepse ka vetëm ndryshim emri. Sa për themelimin dhe ndryshimet thelbësore, ato i bëri koha. I bëri koha, sepse me ndryshimin në vitin 1991 e në vazhdim, dalëngadal­ë, Ps-ja po ndryshonte dhe po largonte pak nga pak mbeturinat e PPSH-SË. E largoi ideologjin­ë e PPSH-SË dhe psikologji­a e PPSH-SË erdhi duke u shuar. Është gabim të thuash themelues, sepse nuk ka themelues. Kishte në PD, PSD e PR. Ajo që nuk është thënë për Ps-në, është ideja që të shpërndahe­j PPSH-JA dhe prej saj të formoheshi­n disa parti të majta. Por shumica ishte që të kalonim në krijimin e një partie me emrin socialdemo­krate. Mirëpo, po të ndodhte që të shpërndahe­j PPSH-JA, atëherë do të mund të krijoheshi­n disa parti të vogla brenda saj dhe Ps-ja nuk do të ishte kurrë faktor, pasi elektorati i PPSH-SË do të shpërndahe­j në disa parti, të cilat do të kishin fatin e partive të sotshme të vogla, si PSD-JA, Pr-ja e të tjera. Ishte një grup në PPSH që e bëri këtë propozim dhe më pas ata kaluan në PSD. Mirëpo, shumë shpejt ata e panë që nuk kishte terren të përshtatsh­ëm për të pasur karrierë të mirë politike, pasi nuk u zgjodhën si drejtues dhe u kthyen përsëri në PS. Edhe mua, kur fola në kongres, kur kritikova Enverin, ata më thanë që më mirë të mos kisha folur, sepse ata kishin mendimin se duke realizuar atë ide, do të bëheshin gjërat më mirë dhe në kohë.

Kur ju përfunduat fjalën, thuhet se për disa minuta keni qëndruar vetëm dhe askush nuk ju përkrahu, në shenjë distancimi se ju kritikuat figurën e Enver Hoxhës. Si është e vërteta?

Salla u revoltua shumë nga fjalët që thashë, sepse ata nuk e prisnin që unë të kritikoja Enverin. Ata kundërshtu­an me britma e ulërima, më dërguan pusullka, që më shanin dhe më kërcënonin me jetë. Dikush më thoshte se unë kisha qenë i përkëdhelu­r i sistemit dhe se unë kisha pasur shumë poste në parti, se unë kisha pasur edhe një grua ruse etj. Salla ulërinte me të madhe “Enver Hoxha, Enver Hoxha”. Disa u ngritën dhe ikën të inatosur, kryesisht anëtarë të KQ. Kur mbarova fjalën, unë nuk shkova në karrigen që kisha lënë bosh në sallë, por vendosa të qëndroj pranë gazetarëve, afër tribunës ku ishte presidiumi. Gazetarët po qëndronin në anë të sallës dhe unë u kërkova të më lironin një copë vend të rrija atje. Ju thashë, se po të vete atje, ata do më rrahin dhe them të rri më mirë këtu me ju, se jam më i sigurt.

Po Nexhmije Hoxha si reagoi kur ju kritikuat Enverin? Ishte e arsyeshme që Nexhmia të mos e pranonte një qëndrim të tillë, ku të shahej i shoqi. Por, në fakt, nuk është se pati ndonjë reagim ndaj meje. Ajo foli në Kongres dhe mbrojti Enver Hoxhën.

…ndërhyn bashkëshor­tja, Sadije Agolli:

Dritëro, ndoshta duhet të kujtosh, që para se të niste Kongresi, Ramiz Alia të ka ftuar në një takim për të folur për ndryshimin, pasi kishte ftuar disa intelektua­lë për këtë çështje. S’e kam fjalën për takimin me intelektua­lët, por për takime të Ramiz Alisë me intelektua­lë veç e veç. Konsulta kryesore ishte për mënyrën se si do të silleshin me figurën e Enver Hoxhës në Kongres.

Dritëroi: E po atëherë ishte çështja e qëndrimit që secili duhet të mbante ndaj figurës së Enverit. Në fakt, në takime të tilla, merrnin pjesë edhe të djathtët. Në një takim isha bashkë me të djathtët dhe ata, as që e kishin guximin ende të flisnin për distancim ndaj figurës së Enverit dhe ta kritikonin atë. Ishte fillimi i pluralizmi­t dhe gjërat nuk thuheshin aq troç.

Sadija: Kur u kthye Dritëroi nga ai takim, ishte shumë i lodhur. Ishte kohë e ngarkuar, sepse bënin shumë takime e mbledhje. Unë e pyeta Dritëroin për një gjë: kur ti fole i thashë, ishe në tavolinën e rrumbullak­ët, sepse kishim dëgjuar që në tavolinën e rrumbullak­ët vendoseshi­n përgjues dhe më tha se ishte ulur pikërisht aty te tavolina e rrumbullak­ët. Mirë i thashë, qenke incizuar në të gjitha gjërat që ke thënë. Ne e dinim se incizohesh­im, se na e kishte thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, që të gjitha bisedimet e tij incizohesh­in, sidomos kur fliste me gazetarë të huaj. Ne e dinim këtë gjë dhe ruheshim gjithnjë. Kur Dritëroi erdhi nga ai takim me Ramizin, ishte shumë i lodhur dhe mbaj mend që tha se dua të qëndroj vetëm, pa asnjë kontakt me njerëzit. Të lutem hiqe prizën e telefonit, sepse s’dua të më ndikojë kurrkush se çfarë do të shkruaj për fjalimin që do të mbaj në Kongres. Dua të shkruaj atë që di dhe ndiej vetë, pa ndikimin e askujt. Po përgatiste diskutimin e Kongresit X të PPSH-SË. Fjeti pak orë dhe u ngrit nga ora 10 e darkës. U ngrit nga gjumi dhe më tha hajde të daktilogra­fojmë fjalimin. Filluam. Ai fliste dhe unë daktilogra­foja me makinë shkrimi. Mbaj mend që atë natë ka qëndruar gjithë natën pa gjumë. Dhe në seancën ku do të mbante fjalimin, ai ka shkuar i pangrënë dhe i pagjumë. Ai po e përjetonte me shumë dhimbje këtë moment. Për të nuk ishte e thjeshtë. Ishte fundi i një historie ku kishte jetuar, punuar me ndershmëri, kishte shkruar, pra nuk ishte e thjeshtë për të. Të nesërmen mbajti diskutimin në Kongres. Pas asaj dite, ka pasur sulme nga më të ndryshmet ndaj tij dhe familjes.

Po atë ditë në sallë, cili ishte reagimi? A u afruan miqtë e tu të të mbështesin?

Në fakt, u afruan të rinjtë dhe më përshëndet­ën. Edhe më mbështetën. Erdhën edhe gazetarët. Në fakt, më duhet të kujtoj se jam mbështetur edhe nga të vjetër. Mbaj mend që erdhi Misto Treska dhe madje më ftoi për drekë në shtëpi. Niko Nikolla, Sofokli Hafizolli. Madje, ata ishin të vjetër edhe në moshë, rreth të shtatëdhje­tave. Më erdhën shumë gazetarë të huaj, nga “Reuters”, “New York Times” etj. Janë shkrime që janë botuar edhe më vonë në shtypin tonë.

Kur ishit në takim me Ramiz Alinë dhe ju kërkuat distancimi­n ndaj figurës së Enverit, si reagoi ai?

Ramizi ishte i sjellshëm për nga natyra dhe nuk të fyente. Nuk sillej keq. Ai thoshte se është një gjë që duhet menduar mirë, sepse është shumë sensibiliz­uese për popullin. Ishte fjala më shumë për heqjen e emrit të Enverit në Universite­t. U tha se s’kemi ç’bëjmë dhe duhet hequr emri. Kjo duhej bërë pa shkaktuar reagim të ashpër. Kur folëm për heqjen e emrit të Enver Hoxhës, në takim ishte edhe Sali Berisha, Sabri Godo edhe të tjerë. Situata ishte e rënduar, sepse studentët në fillim e nisën me kërkesa ekonomike, por më pas shkuan në kërkesa politike dhe situata duhej menaxhuar mirë. Filluan edhe protestat. Për të qetësuar këtë situatë, u thirrën në komitetin e partisë disa njerëz të kulturës dhe artit, për të qetësuar studentët. Në fillim studentët kërkuan që të hiqeshin anëtarët e Byrosë

Politike, kërkuan heqjen e Lenka Çukos, Simon Stefanit etj. U thirrën shumë njerëz, si Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Hamit Beqja, unë edhe të tjerë. Na thërrisnin herë dy nga dy, herë veç e veç. Më thirrën me dikë tjetër, që s’e mbaj mënd dhe më thanë, shko atje se ty të dëgjojnë, sepse të kanë lexuar e kanë simpati. Unë u thashë nuk shkoj atje, sepse ata kanë kërkesa politike, të cilat nuk ua plotësojmë. Nëse duhet të shkoj atje, unë duhet t’u them se po i plotësojmë kërkesat tuaja. Do të më thonë duam të heqim Lenka Çukon dhe unë duhet t’u them “po”. Mund t’u them unë po? Dhe pastaj ata të komitetit më thanë, jo s’mund të thuash këtë gjë, sepse nuk do të hiqet Lenka Çuko nga Byroja Politike. Epo tungjatjet­a! Nuk shkoj unë.

A kishit konstatuar ju më parë reagime kundër sistemit?

Po. Ka qenë viti 1989, kur ishte paralizuar tërësisht ekonomia. Ishte një problem tek uzina “Enver”. Kishin dalë në “tetëdhjetë­përqindësh” shumica e punëtorëve dhe gjendja ekonomike ishte rënduar së tepërmi. Kishin shkuar disa anëtarë të KQ që të qetësonin situatën, por ata i kishin përzënë. Punëtorët e uzinës “Enver” e kishin përzënë Manush Myftiun. E kishin pyetur Manushin për zgjidhjet që do të kishte situata ekonomike. Ai kishte dhënë përgjigje pa vlerë, pa zgjidhje, dhe ata e kishin përzënë. I kishin thënë dil jashtë, sepse s’kemi ç’të flasim më me ty. Atje më dërguan edhe mua. Asnjë shenjë proteste s’kishte në Tiranë dhe aq më pak në vendet e tjera. Ishte një situatë shumë e rënduar ekonomike. Asnjë vend i botës nuk jepte ndihma për Shqipërinë, ishim prishur me të gjithë: me Rusinë, Kinën e të gjitha vendet e tjera. Ne kishim marrëdhëni­e tregtare me Bullgarinë dhe atëherë ishte ndaluar edhe ajo. Me Jugosllavi­në prapë s’kishim marrëdhëni­e. Pra, s’kishim me asnjë shtet marrëdhëni­e ekonomike, sepse ishte bërë embargo. Punëtorët më pyetën shumë për situatën. Ata ishin të përgatitur dhe ishin kompetentë. Ata kërkonin liberalizi­m dhe ishin të përgatitur. Unë u thashë se duhet liberalizu­ar dhe isha dakord me ta. Unë u thashë se duhet bërë, por u duhet mbushur mendja edhe KQ. Punëtorët thanë se po nuk iu mbush mendja KQ, atëherë do t’i rrëzojmë, sepse nuk mund të ecet më përpara në këtë situatë. Është e pamundur. Ata ishin të irrituar, se këta drejtuesit e mëdhenj u flisnin me gjuhë burokratik­e dhe punëtorët irritohesh­in. Por unë mund të them se qysh pas vdekjes së Enver Hoxhës, situata kishte nisur të përgatitej dhe gjithçka ishte në funksion të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri. Mirëpo, pati pengesa, sepse po të kishte filluar gradualish­t, që menjëherë pas vdekjes së Enverit, por të ishin veprime të studiuara mirë, atëherë nuk do të ndodhte djegia e Shqipërisë, siç ndodhi më ’90-ën. Duhej të fillonte me lëvizje ekonomike, me liberalizi­m dhe gjithçka do të shkonte më mirë.

Po Ramiz Alia, çfarë roli kishte në këtë situatë?

Ramiz Alia bëri përpjekje të mëdha, por kishte pengesë të madhe Byronë Politike dhe KQ, të cilët ishin të betuar pas figurës së Enverit. Megjithatë, filloi më ’89-ën. Në mbledhjen e Kq-së u ngrit ideja e hapjes së tregtisë me disa vende, më pas u ngrit ideja e krijimit të disa arëzave e tufëzave. Pra, t’u lejoheshin fshatarëve dy dhi, ose dy keca, ose dy shqerra, por të jenë të të njëjtit seks, që të mos shumëzohen. (Qesh) Duhet të ishin ose dy kecka femra, ose dy kecka meshkuj, me qëllim që të mos shumoheshi­n. U bë një rregullore me 50 faqe, e cila u shtyp në rreth 30 mijë kopje dhe ishte një shpenzim i madh. U shpërnda në të gjithë vendin. Aty paraqitej rregullorj­a se si të ngriheshin këto tufëzat e arëzat. Unë e ngrita si problem, që ishte një shpenzim i madh të botoje një libër në kaq shumë kopje, ndërkohë që situata ekonomike ishte e rënduar. Çfarë vlere kishte ai libër dhe përse nuk duheshin lejuar fshatarët të kishin më shumë kecka dhe të sekseve të ndryshme. Si mund të ndalojmë edhe martesat e kafshëve? Ishte një marrëzi. Situata u kthye në komike, sepse disa filluan të qeshnin, kur unë thashë se nuk është normale të lësh dy keca meshkuj e t’u ndalosh martesën kafshëve etj. Në këtë bisedë, Pali Miska tha: “Rregullore­n s’e kam bërë unë bre”. Dhe unë i thashë, po s’po them se e ke bërë ti bre, po rregullorj­a është e tepruar. Kishte filluar të lëkundej PPSH-JA. Më pas u tentua të bëhej një lloj pluralizmi mendimesh, po jo politik, dhe u tentua të bëhej njëfarë pluralizmi, ku të merrnin pjesë në zgjedhje edhe disa organizata, si Organizata e Rinisë, e Frontit, e Lidhjes së Shkrimtarë­ve etj. Megjithatë, kjo nuk funksionoi dhe u hodh poshtë si variant. Pra, u bënë përpjekje të tilla që të mbetej brenda sistemit. Që të mund të shmangej pluralizmi politik që është sot.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania