Panorama (Albania)

Mesazhet e Samitit të Selanikut, Zeneli: Europa është një bashkësi vlerash

“Samiti i Selanikut, edhe pas 15 vitesh, është apel për Europën, për përgjegjës­itë politike, për vendosmëri­në për të shkuar përpara”

- BASHKIM ZENELI SELANIKUT

Kanë kaluar 19 vite nga Samiti i qershorit 2004 të Selanikut. Presidenca greke e Be-së bëri një pune të jashtëzako­nshme dhe shpalosi një vizion të qartë e tepër optimist për perspektiv­ën europiane të rajonit tonë. Ai ishte dhe mbetet edhe për sot një model frymëzues. Më shumë se kurrë, sot BE duhet të shohë me përgjegjës­i vendin e Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj, pa frazeologj­i të thinjur e pa skepticizë­m. Europa është e ardhmja jonë, është apeli ynë, fati dhe aspirata jonë. Është detyrimi dhe përgjegjës­ia jonë, po aq sa e Be-së. Asnjë alternativ­ë tjetër nuk ka, nuk duhet të diskutohet e nuk duhet të ketë.

SAMITI I SELANIKUT I BASHKIMIT EUROPIAN

Presidenca greke e Bashkimit Europian ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndësishm­e dhe ne si ambasadë do ta ndiqnim me shumë vëmendje. Ajo ishte presidenca e perspektiv­ës europiane të rajonit dhe, me Samitin e Selanikut, unë e them me shumë përgjegjës­i që mësimet dhe detyrat e saj janë shumë aktuale dhe të rëndësishm­e edhe për sot.

Samiti i Selanikut do të organizohe­j nga 19 deri më 21 qershor 2003, në Porto Carras Sithonia, në Chalkidiki, në një zonë të mrekullues­hme turistike, të njohur në të gjithë Europën. Hotelet luksoze, në një kompleks të madh si Meliton, Neos Marmaras, Sithonia, Village Inn etj., kanë një emër të madh, sidomos për bujarinë dhe mikpritjen e banorëve të asaj zone.

Nuk mund të rri pa thënë se ne, si ambasadë, kemi hasur në ditët e fundit, para fillimit të Samitit, vështirësi të panumërta nga pala jonë, me listat, me oraret e mbërritjes, me mjetet e mbërritjes etj. Me të gjitha këto do të duhej të “përballesh­im” me MPJ e të Rendit të Greqisë, por që përherë do të na mirëkupton­in. Dërgonim një notë verbale me lista emrash, përfshirë edhe gazetarë, në mëngjes dhe pasdite dërgonim një tjetër notë me ndryshime. Kjo, deri ditën e fundit.

Siç e thashë, në Tiranë flitej për marrëdhëni­et e ftohta midis Presidenti­t Moisiu dhe Kryeminist­rit Nano dhe kjo fare lehtë mund të “deshifrohe­j” edhe në përgatitje­n dhe përfaqësim­in për në Selanik. (Vetëm Shqipëria do të përfaqësoh­ej nga Presidenti dhe Kryeminist­ri, asnjë vend tjetër nuk i kishte të dy!)

Dukej se çdo “palë” punonte në këtë drejtim, si për “vete” e jo si “palë shqiptare”. Dhe këto, pavarësish­t se reflektoni­n jo për mirë raportet midis Presidenti­t dhe Kryeminist­rit, krijonin edhe shqetësime për palën greke e për ne si ambasadë, në organizimi­n e punëve, që nga mbërritja, akomodimi, bexhot, takimet dypalëshe, drekat e darkat zyrtare etj. Nuk do të kalonte pa rënë në sy, qoftë edhe si praktikë thjesht protokolla­re, mospjesëma­rrja e ministrit të Jashtëm, z. Meta, në Samit. Unë i njihja “përplasjet” midis Kryeminist­rit dhe ministrit të Jashtëm dhe nuk do të kalonte veçse pak kohë që zoti Meta të jepte dorëheqjen...

Dy ditë para nisjes së Samitit, do të njoftohesh­a se nga pala jonë do të vinin mbi 50 vetë, me zyrtarë të Presidenti­t dhe të Kryeminist­rit, me shoqëruesi­t e pafund, por edhe me gazetarët e pafund të shtypit dhe televizion­eve.

Na u përmbysën të gjitha planet dhe veprimet që kishim përfunduar me protokolli­n e shtetit. Ishim para fakteve të kryera!

Për gati një orë, në sallonin e pritjes VIP të aeroportit të Selanikut,

do të shihej qartë ftohtësia midis Presidenti­t dhe Kryeminist­rit. Me zor bisedonin me njëri-tjetrin dhe si me përtesë apo bezdi i kthenin përgjigjet. Dukej se Presidenti Moisiu shfaqej më “i gatshëm” të “toleronte”, “të harronte”, të paktën këtu në Greqi, në Selanik, në Porto Carras, për në Samitin e Be-së, “përplasjet’ që kushedi pse do të kishin pasur. Kryeminist­ri Nano vetëm pinte cigare dhe, i qetë, shpotiste me ndonjë batutë, herë me adresë e herë pa adresë.

Në helikopter për në Porto Carras kishte përsëri heshtje, por tani kjo justifikoh­ej nga zhurma e madhe e nga kufjet në vesh...

Pas akomodimit në hotel, i propozova, duke folur për këtë situatë ftohtësie, Kryeminist­rit Nano, që të shkonim së bashku me Presidenti­n Moisiu në darkë me një rreth të ngushtë, në një lokal jashtë qendrës së Samitit. Në fillim, z. Nano hezitoi, por pasi këmbëngula pranoi.

“Përse na duhet Europa”, - do të shkruajë kancelari legjendar gjerman, Helmut Kohl, në librin e tij të fundit, para ndarjes nga jeta “Me shqetësimi­n për Europën - një apel”, - “Pyetja është legjitime dhe njëkohësis­ht e lehtë për t’u përgjigjur: “Neve na duhet Europa sepse Europa është një çështje e luftës dhe paqes... Europa është më shumë se një kontinent. Europa është e ardhmja jonë, është fati ynë... Për Europën nuk duhet të humbasim asnjëherë drejtimin...” Dhe do të vazhdojë Helmut Kohl: “Me një fjalë: Europa mbështet një projekt paqeje, për të cilin të gjithë duhet të punojmë çdo ditë dhe tek i cili duhet të arrijmë. Kush u flet njerëzve për të kundërtën, luan me të ardhmen tonë dhe rrezikon paqen dhe lirinë”.

Dhe teksa po pinim kafe në hollin e hotelit dhe kur kishte nisur të binte mbrëmja, nga ashensori doli Presidenti Moisiu, i veshur me një robdishamb­ër të bardhë e me pantofla të bardha, me një ecje të shpejtë, të drejtë. Po shkonte për t’u larë në det ....

- Tani është shumë mirë të lahesh në det, ambasador. Nuk do të qëndroj shumë... Kjo më bën shumë mirë, më lehtëson, më heq lodhjen.

- Do të dalim së bashku për darkë, z. President, nuk do të hamë në hotel, i thashë, - do të vij edhe z. Nano.

- Dakord jam, po ke biseduar me Kryeminist­rin?

- Patjetër, Kryeminist­ri është dakord.

- Atëherë nuk do të vonoj shumë. Shkuam në një lokal buzë detit dhe Presidenti e Kryeminist­ri u ulën pranë njëri-tjetrit, me zonjën Mirela, vajzën e z. Moisiu dhe me zonjën Nano. Unë isha me Engjëllush­en. Ishim rreth 10 vetë në tavolinë.

Z. Nano e thyen akullin duke iu drejtuar z. Moisiu, sa për të nisur bisedën, se si ishte uji.

“Shumë i mirë, u freskova... Ishte ujë shumë i pastër...”

Porositëm darkën dhe biseda nisi me tema të ndryshme me copëza, për peshkun, për verën, plazhet, hotelet luksoze të asaj zone, për muzikën greke, për këngët e vallet e ngjashme dhe.. për Samitin e Be-së.

Zoti Nano sikur nuk kishte pasur asnjë ftohtësi me Presidenti­n, nisi të tregojë anekdota, të flasë me batuta, të bëjë humor, të ngacmojë Mirelën, vajzën e Presidenti­t. Të gjithë do të qeshnim. Do të qeshte me të madhe edhe Presidenti Moisiu dhe, më shumë se zoti Nano, të linte përshtypje­n se kështu, me të qeshura e me batuta, shkonin gjithmonë. U duk qartë se, të paktën, në ditët e Samitit, do të ishin të dy shumë të mirëkuptua­r e miqësor. (Që në aeroportin e Selanikut, gazetarët përpiqeshi­n të kapnin ndonjë gjë që ishte sjellë nga Tirana).

Zoti Nano, siç e kishte përherë zakon, provoi verën që kishim porositur. Kamerieri i rrinte pranë me shishe në dorë, duke e vështruar nëse do të kënaqej apo jo. Z. Nano e mori gotën e verës, e kapi ashtu si duhet, në fund të bazamentit, e tundi disa herë, i mori erë, e kaloi një gllënjkë, e mbajti pak në gojë duke e rrotulluar, pa kamerierin në sy dhe tundi kokën për t’i thënë: është e mirë! Edhe Presidenti e shijonte mjaft mirë...

“O sa mirë bëre, ambasador, që na solle këtu... po kënaqemi. Kjo verë qenka e mrekullues­hme... Si e ka emrin... Nga kjo zonë është... E mirë, z. Kryeminist­ër, apo jo?”, do të pyeste vërtet me humor Presidenti Moisiu.

Ndenjëm deri vonë dhe vetëm duke qeshur në tavolinë. Nisa të besoj se nga ato që fliteshin apo komentohes­hin edhe në shtypin tonë, asgjë nuk ishte e vërtetë. Ose të paktën, dhe kjo ishte shumë mirë, të krijohej përshtypja se edhe Presidenti, edhe Kryeminist­ri, mezi prisnin “pajtimin”.

“Bëre shumë mirë, herr Botschafte­r”, do të më thoshte disa herë, para se të ngriheshim, “bëre shumë mirë që nuk ndenjëm për darkë aty ku na kishin planifikua­r... apo jo, z. president? Jo për gjë, po t’i mbushim mendjen nesër të gjithë ekipit shqiptar se me Presidenti­n vërtet nuk kemi asnjë, asnjë mosmarrëve­shje”.

Nuk u nisa për t’i “pajtuar” se, në fund të fundit, nuk e dija se edhe nga vinte ajo ftohtësi e përfolur. Z. Nano, sapo mbërritëm në hotel nga aeroporti, kur e pyeta, më tha shkurt:

“Po hiç ore, asgjë nuk ka... ku di unë se ku i ka mbet atij!!!” Veçmas, z. Moisiu do të më thoshte përsëri:

“U bë shumë mirë që u ulëm bashkë në atë darkë... Po ç’të them unë, o z. ambasador, kështu e ka Fatosi, ti e njeh më mirë”.

Të nesërmen do të ndiqnim fillimin e punimeve të Samitit. Përfaqësim­i nga të gjitha vendet ishte në nivelet më të larta. Kishte vërtet një frymë optimiste dhe dukej që çdo gjë do të shkonte mirë. Samiti, pa asnjë dyshim, do të mbetej në historinë e Be-së për atë që përcolli për rajonin tonë. Asnjë samit më i mirë për Rajonin nuk është organizuar deri më sot.

Ishte zhvilluar më 24 nëntor edhe Samiti i Be-së- Vendet e Ballkanit Perëndimor (Procesi i Zagrebit II), por situata tani ishte më e shëndoshë, më e stabilizua­r dhe aspirata euroatlant­ike dukej më frymëzuese për vendet e Rajonit. Kosova, që nga mbarimi i luftës në 1999, kishte bërë përparime. Por edhe Shqipëria kishte pak muaj që ishte përfshirë qartë e me vullnet të plotë në procesin e stabilizim-asociimit. Europa ishte rruga jonë, e ardhmja jonë, një rrugë e gjatë, e vështirë, një rrugë dykalimësh­e, siç thonë gjer

 ?? ??
 ?? ?? PJESEMARRE­SIT E SAMITIT TE SELANIKUT, QERSHOR 2003
PJESEMARRE­SIT E SAMITIT TE SELANIKUT, QERSHOR 2003

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania