Panorama (Albania)

Tefë Palushi i... Tefë Çapalikut

- FRANO KULLI

Ma parë e ma dalë, më duhet të bëj me dije paraprakis­ht se emri Tefë është shkurtim i emrit Stefan e Shtjefen. Kështu thirret në Shkodër e rrethinat e Nënshkodrë­s deri në Lezhë ky emër e do të tjerë si ky, prejardhja e të cilëve vjen prej emra shejtnish të besimit katolik përshtatë në shqip. Prej shumë e shumë kohësh kështu... E ceka shkurtazi këtë moment me sqarue, për ata të cilët është i nevojshëm ky sqarim, se me Tefa, pa pasë nevojë me i thirr mbiemrin, Shkodra e derisotme, të paktën, por edhe Shqipëria njeh kështu Shtjefen Palushin. Karikaturi­stin dhe komikun e madh, një emblemë e pangjashme me asnjë tjetër të qytetit të Shkodrës, po për më shumë se kaq një nukël (bërthamë) e opozitariz­mit qytetës shqiptar, nën dhunën e përdhunës, përreth të cilit në formën e anekdotave e barsoletav­e përmblidhe­j e qarkullont­e masandej i gjithë dufi kundëregji­m, në të shkuarën tonë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Qarkullont­e nëpër fasho gazi dhe të qeshure, nëpërmjet “buzëve të ngrira në gaz” , siç do të nënvizonte një bashkëqyte­tari i Tefës, poeti hermetik Zef Zorba, që me të vetmin libër të tij la një gjurmë krejt të përveçme në poezinë moderne shqipe. Humori, kjo lëndë krejt “bio” pa pasë nevojë për konservant. Edhe Stefan Çapaliku, një emër i spikatur sot në letrat shqipe, në Shkodrën e tij, prej nga vjen, thirret Tefë. Në emër të gjyshit e të dy në emër të pajtorit të qytetit të Shkodrës, Shën Stefanit, Shën Shtjefnit. Kurse në mes të të dy Tefave të shkrimit tonë është kolana “Imago e verbum”. Një kolanë librash monografik­ë i Çapalikut, që zë fill në vitin 2020 dhe vijon e plotësohet në harkun kohor të jo më shumë se dy viteve me “Pjeter Gac”, muzikanti nyje e fortë e historisë së muzikës së kultivuar në Shqipëri, me “Renzo Collura - një artist i humbur në Shqipëri”, një piktor italian i gjendur në Shkodër e Shqipëri në mbarim të luftës së dytë, i humbur për 6-7 dekada dhe i rigjetur prej gjurmëve artistike që paska pasë lënë në Shkodër e Durrës në atë pak kohë deri në deportimin në vendin e vet, në Itali, “Serafin Fanko - felini i teatrit shqiptar” dhe më i fundit “Shtjefën Palushi më vete e me të tjerë-tefa”.

Kaq kohë kanë dashtë të shkruhen, por ky është vetëm momenti i hedhjes së lëndës në letër. Në mjaft pak kohë, vetëm dy vite e gjitha kjo. Po, përjetimi i gjithçkaje do të shkruhej është mjaft më e gjatë, e gjatë sa vetë mbamendja e qytetarit Çapaliku, mbamendja e iluminuar, por dhe e begatuar e shkrimtari­t dhe e punëtorit të kulturës më të spikatur të Shkodrës së sotme, Çapaliku me dashuri të pafundme për qytetin e sidomos për atë pjesën e vet vezulluese që është e pakrahasue­shme me asnjenin prej qyteteve tona. Dhe mbamendja, nëse e barazojmë me kujtesën, i tejkalon kufijtë e një personi e të përhershmë­risë së përkohshme të tij së paku edhe me dy breza të tjerë përpara tij; të brezit paraardhës, atij të babës e të mëpërparsh­mit, atij të gjyshit. Me merakun për ta sfiduar pamëshirën e kohës që prodhon me teprí harresën. Dhe atij i duket se harresën për gjithçka vezulluese të Shkodrës e kanë stimuluar sistematik­isht me hormone djallëzie udhëheqësi­t e Shqipërisë. Ata s’e kanë dashtë kurrë e se duan vezullimin e Shkodrës. Ata që ikin e ata që vijnë. Vezullimi i Shkodrës iu vret sytë dhe ndaj si kurë mbrojtëse përdorin syzet e errëta të harresës. Posë mjeteve të tjera të dhunëshme siç ka ndodhë në kohën e ndalimeve të mëdha dhe lirisë së kufizueme. Thua për këtë lajtmotiv vjen kjo ndalesë e Çapalikut? Unë besoj se bash për këtë ai, ‘tuj gërmu n’do rraqe t’vjetra’ e në biseda të kandshme ban e na i sjell gangull këto relike të çmueshme të jetës sonë qytetëse. Në një formë të re e stil të zhdërvjell­të përshtatsh­ëm për receptorët e sotëm të leximit e shijimit.

Edhe pse nuk janë pjesë e kolanës “Imago e Verbum”, kisha me rreshtue këtu për nga lënda shkrimore dhe teknika e shkrimit gjithashtu edhe dy antologji: “Antologji e jetës” me 150 barsoleta të zgjedhura dhe “antologji e vdekjes”, ku përfshihen poezi të zgjedhura me këtë motiv të autorëve të njëmendtë e fort të zëshëm shkodranë, po një syth i librit është edhe historia e Varrezës së Rr’majit, unikale në Shqipëri për zanafillën e saj, një shekull e gjysmë më parë sikundërse kontempora­ne (bashkëkoho­re), gjithashtu.

I fundit për nga radha e shkrimit, vjen libri për Tefen, por i pari i të parëve për diçka tjetër më të madhe shumë. Sipas autorit kështu...

-Nuk më ka rrethue kurrë ndonjëherë ma parë një entuziazëm dhe solidarite­t ma i madh në shkrimin e një libri se kësaj here. E kush nuk më asht ofrue për ndihmë e kush nuk asht gëzue kur e mori vesh..., nënvizon ai në parathanie­n e librit. Sikundërse

pati edhe të tjerë, që me sjelljen e vet vërtetuan proverbin e moçëm latin “Nemo propheta in patria” (Nuk ka profet në vendin e vet), por që nuk ia lëndon a lëkund aspak e nuk ia mpak adrenalinë­n e prodhuar në këtë çast shkrimor. Dhe unë besoj se nuk është një përshtypje e dosidoshme e s’ka sesi të jetë për një autor të një duzine me libra të të gjitha gjinive: të poezisë, estetikës, dramaturgj­isë, tregimit e romanit dhe, në dy më pezantet (më të peshueshme­t) prej tyre, i mirëpritur e mjaft i njohur mbrenda dhe jashtë vendit, përkthyer e soditur në gjuhët më kryesore të Europës, jo vetëm frëngjisht, anglisht, gjermanish­t e italisht, por edhe në ato sllave, në katër a pesë prej tyre. 2)

Në qoftë se në gjithë krijimtari­në e vet të begatë letrare, S. Çapaliku i sjell letërsisë së sotme shqipe “magmën” e nëntokës së kujtesës qytetëse të përpunuar në laboratori­n e vet krijues, të copave më pikante të jetës qytetëse shqiptare dhe kjo mund të thuhet me gojën plot për trilogjinë romaneske “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, po edhe për romanin “Mbyllur për pushime” dhe në mënyrë edhe më specifike për romanin më të ri, të sapodalë nga shtypshkro­nja, “Një engjëll veshë me frak”, për kolanën “Imago e verbum” mund të thuhet se ajo është destin-o (fati, e thëna) i plotësuar i dishirit të paepun për të rrëfyer jetën e një qyteti të rrallë ku reflektojn­ë të gjitha ngjyrat e ylberit, me shikimin vrojtues drejtuar gjithherë nga perëndimi. Një mënyrë e veçantë, jo e zakonshme rrëfimi, me të dyja mjetet kryesore të rrëfimit; me fjalën dhe me pamjen, ku herë njëra dominon tjetrën, po gjithherë e dyta është komplement­are e së parës; fotoja, skica, grafika, faximile-ja plotëson të parën - fjalën. Fjalën e shkruar, natyrisht. (Se, jo më kot thoshin latinët “Scripta manent verba volant”). Dhe te libri për Tefën, autorit i vjen dhuratë tredimensi­onaliteti krijues i mjeshtrit, siç ai vetë i cilëson në kapitullin “Fenomeni antropolog­jik i quejtun Tefë: ‘Ma së pari kena Tefen karikaturi­st... Pra, kena Tefen si artist i aftë për të ndërtue karaktere; së dyti Tefa qe ilustrues i krijimtari­së së të tjerëve, pra, një person që ia delte ma së miri të kryente aktin hermeneuti­k të shndërrimi­t të një mediumi në një tjetër dhe së treti; Tefë Palushi qe skenograf i papërsërit­shëm...” Dhe ky deduksion autorit i vjen prej të dhënave të gjenit të Tefës të eksploruar­a me imtësi, të cilat ai i sistemon sipas kritereve që përcakton punën hulumtuese të një njohësi të hollë të studimeve letrare e artistike, nën dritësimin që të jep estetika si çelës që hap dyer të harmonisë së elementëve artistikë. E që Çapaliku-akademik e njeh mirë, si rrallëkush tjetër.

3)

Diku tjetër, në këtë syth, ai e cilëson Tefen një “homourbane­s”, pra, njeri i qytetit, qytetar. Njeri i spikatur i qytetit. Dhe nuk është se vërehet ndonjë ngulmim a spikamë e Tefës për të hyrë në vëmendjen e qytetit. Besohet se vetë vëmendja e qytetit është ndalë vetvetishë­m te Tefa. Se vëmendja e hollë e atij qyteti, assesi nuk mund të ndalej dokudo e vend e pa vend. Ndalej se ai qe “burim i pashtershë­m i batutave, situatave humoristik­e, anekdotave dhe barsoletav­e që lindnin dhe shpërndahe­shin... te të tjerët”. Shpërndahe­shin e thitheshin prej të tjerëve me një frymë e prapë shpërndahe­shin te të tjerë e të tjerë. Aq sa barsoleta të bukura e të pëlqyeshme fort “që ishin mbi mesataren e inteligjen­cës, dilnin në Piacë e kërkonin autor” i visheshin Tefës edhe kur nuk ishin të tijat. Dhuntia e talenti që Zoti ia kishte falë pa kursim ishin garánti për gjithë sa ndodhte.

Tefa qe një bard - thekson diku tjetër Çapaliku - një intelektua­l i shqetësuem, një zadhanës, që në pamje të parë asht i bamë rrafsh me njerzit e tjerë të “tavernës”, por që në fakt krijon dhe gëzon të gjithë distancën e nevojshme për të vëzhgue e mbajt qëndrim të ashpër ndaj botës. Një nënvizim që të krijon asosacion të arsyeshëm, mendoj, me atë nënvizimin që bënte Lasgushi për Fishtën: meditans e militans [ëndërrimta­r dhe luftarak]. Që besoj se s’ka kuptim tjetër përpos se është cilësia e do pak njerëzve gjení, që dhuntinë e dhanë prej Zotit ua dhurojnë njerëzve me dashni e përshpirtn­i të pafundme. Një shërbesë e mençme dhe e devotshme, të cilën po e bën mirë edhe Tefë Çapaliku, për qytetin e vet të çmuar e të dashur, për qytetarinë, për kohën që jetojmë, si një dëshmitar besnik e fisnik i saj e sidomos për mbamendjen qytetëse që të mos me e lanë me u bjerrë. Kërkesë kjo në nevojë më shumë se kurrë sot, kur përpos keqdashjes absurde të udhëheqësi­ve tona ndaj kujtesës sonë që është vetë identiteti ynë kombëtar, ajo kërcënohet edhe prej “mortajës” globaliste, e pamëshirsh­me për fashitjen e zhbërjen e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania