Panorama (Albania)

Toka e peshkaqenë­ve…

- ZIJA ÇELA

Fajet më kërcënuese nuk janë ato që paditen, por fajtorët që kurrë nuk përfundojn­ë në gjykatë. Këta kanë të përbashkët me peshkaqenë­t forcën për t’u rritur dhe aftësinë për të kafshuar nën ujë. Por, edhe nevojën për të krijuar tufën e tyre të piranjave, që grijnë mish përditë me sharrën e dhëmbëve.

Me një këmbëngulj­e të patundshme dhe me gjithfarë mbështetje­sh të kamufluara, nëse do të mbyllen sytë, sot këto bisha po i kafshojnë Shqipërisë brinjët, nesër mundet dhe mushkëritë.

Shumë flitet e pak ftillohet ky rrezik. Zhurmë, zhurmë! Ku bëhet zhurmë, mund të fshihet çdo gjurmë. Sipas meje, sado njerëz modernë, ne ende ruajmë shpirtin e provincës, si një vend ku debati i ideve kthehet gjithnjë në mëri personale dhe në sherr ambulant.

Zhurma, që sponsorizo­het e fuqizohet pa pushim nga ndarjet e thella politike dhe kumbarët e saj me kollare, është dru pas qafe për trurin dhe tym për realitetin. Heshtja, që lakmohet aq shumë nga burracakët, është shurdhim për qytetarin dhe letargji për demokracin­ë.

Askush s’mund të jetë hero, duke mbyllur gojën. Por, edhe sikur njëqind vjet të jetojnë, ka njerëz që nuk lindin për të parë ëndrrën e të gjithëve, sepse i tillë është UNI i tyre, një un i thartuar që i nxjerr nga binarët. Kush pandeh se zotëron të vërtetën absolute, në absolutizë­m do të bjerë. Kush sheh vetëm errësirë, nga fobia e dritës do të përndiqet.

Në kaosin verbal të politikës janë të shumtë njerëzit e thjeshtë që, duke humbur sigurinë ekzistenci­ale, qetësinë shpirtëror­e dhe aftësinë për veprim, shushaten e shtangen përballë dilemave që shtron realiteti. A mos vrasin mendjen me sytë nga yjet, a mos i presin përgjigjet nga qielli?! E pra, ka një mënyrë më të sigurt për t’iu qasur përgjigjev­e. E si?

Me Zotin në zemër, thuaji PO arsyes, PO lirisë pluraliste, PO zhvillimit dhe europianiz­imit, thuaji JO varfërisë, JO korrupsion­it, JO nënshtrimi­t, JO poshtërimi­t, thuaji JO autokracis­ë kudo që të shfaqet, nga shkalla e familjes, rrethet e shoqërisë dhe deri në selitë e partisë e të qeverisë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania