Panorama (Albania)

Kosova shënoi 23-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-IT

Osmani e Kurti kërkojnë drejtësi për krimet serbe Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona

-

Kosova ka shënuar 23-vjetorin e hyrjes së trupave të NATOS në Kosovë. Më 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-S (KFOR) u futën në territorin e Kosovës, duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.

Një varg aktivitete­sh u zhvilluan në Kosovë, përfshirë homazhe te varrezat e dëshmorëve, si dhe ceremoni të tjera, në të cilat morën pjesë zyrtarët e shtetit të Kosovës. Në Bllacë, pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se futja e trupave të NATO-S në Kosovë i kishte dhënë fund vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëv­e. Ajo tha se Kosova ka ndërtuar miqësi me SHBA-NË dhe shtetet anëtare të NATO-S, të cilat kontribuua­n në çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës. “Kosova ka bërë hapa përmbajtje­sorë drejt së ardhmes euroatlant­ike. Duke qenë një shtet i dominuar nga rinia, përpjekja jonë e vazhdueshm­e është që Kosovën ta shndërrojm­ë në vend ku ata e krijojnë dhe kanë perspektiv­ën e tyre. Këtë po e bëjmë çdo ditë, potenciali i rinisë kosovare është i jashtëzako­nshëm, andaj atyre duhet t’u jepet dhe t’u krijohet mundësia”, theksoi Presidentj­a Osmani. Ndërkohë, Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e Kosovës po punon në adresimin e së kaluarës dhe krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë. Në aktivitet ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili pas ceremonisë që u zhvillua në Bllacë të Hanit të Elezit, shkroi në “Twitter” se trupat e KFOR-IT sollën paqen në Kosovë. “I nderuar që festova sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komuniteti­t diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO solli stabilitet dhe

“Kosova ka bërë hapa përmbajtje­sorë drejt së ardhmes euroatlant­ike. Duke qenë një shtet i dominuar nga rinia, përpjekja jonë e vazhdueshm­e është që Kosovën ta shndërrojm­ë në vend ku ata e krijojnë dhe kanë perspektiv­ën e tyre. Këtë po e bëjmë çdo ditë, potenciali i rinisë kosovare është i jashtëzako­nshëm, andaj atyre duhet t’u jepet dhe t’u krijohet mundësia”

prosperite­t për Kosovën dhe rajonin”, shkroi Hovenier në “Twitter”. 23 vjet më parë, më 12 qershor 1999, forcat e NATO-S hynë në Kosovë. Bombardime­t e NATO-S kundër Serbisë zgjatën 78 ditë. Pas sulmeve ajrore, bombardime­t u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të

Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe trupat serbe u tërhoqën nga Kosova.

PRITJA E PAQERUAJTË­SVE NGA QYTETARËT E KOSOVËS

Me lule e me fytyra të buzëqeshur­a dhe me parulla ku shkruhej “NATO”, qytetarë të shumtë të Kosovës

pritën trupat e parë paqeruajtë­s të NATO-S, që hynë në Kosovë 23 vjet më parë. Dymbëdhjet­ë qershori në Kosovë shënohet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës. Trupat paqeruajtë­se të NATO-S hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veriatlant­ikut kundër forcave serbe në Kosovë dhe Serbi, që

zgjati 78 ditë. Bombardime­t u ndërprenë më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta ishte kompromis i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Në bazë të Rezolutës, në Kosovë u vendos administra­ta e përkohshme e OKB-SË (UNMIK) për të administru­ar vendin e shkatërrua­r nga lufta, për një periudhë tranzitore deri në ngritjen e kapacitete­ve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës. Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtë­se, u nënshkrua Marrëveshj­a Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombët­are të NATO-S në Kosovë. Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999. Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin rreth 50,000 forca paqeruajtë­se nga 36 vende të botës prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-S - që erdhën në Kosovë. Me hyrjen e trupave ndërkombët­are, u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i mbi 800,000 refugjatëv­e, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe janë më shumë se 6,000 të pagjetur. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre thuhet se janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshehin krimet. Sipas të dhënave, mbi 1,600 persona konsideroh­en ende të pagjetur. Njëzetetre vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-IT është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 3,700 trupa nga 28 shtete të botës.

 ?? ?? Osmani dhe Kurti, homazhe te varrezat e dëshmorëve
Osmani dhe Kurti, homazhe te varrezat e dëshmorëve
 ?? ?? Pritja e paqeruajtë­sve nga qytetarët e Kosovës
Pritja e paqeruajtë­sve nga qytetarët e Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania