Panorama (Albania)

BERISHA: DITË HISTORIKE DHE MIRËNJOHJE­JE

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, përkujtoi sot 23-vjetorin e hyrjes së NATO-S në Kosovë. “Te dashur miq, si sot 23 vjet më parë, pas tre muajsh bombardime­sh të infrastruk­turës ushtarake të Beogradit nga fuqitë ajrore të NATO-S, trupat tokësore të Aleancës hynë si çlirimtarë në Kosovë”, shkroi Berisha në rrjetet sociale. “Kjo është një ditë e shënuar historike për Kosovën, kombin shqiptar dhe NATO-N. Një ditë mirënjohje­je e pakufishme për të gjithë ata që luftuan e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ushtritë dhe vendet anëtare të saj, në veçanti SHBA-TË dhe Presidenti­n Klinton, që udhëhoqën betejën për çlirimin e Kosovës”, tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania