Panorama (Albania)

KRYEMADHI: QEVERIA MË E KORRUPTUAR

-

Kryetarja e LSI-SË, Monika Kryemadhi, ironizoi dje se Agim Kajmaku do të drejtonte një panel te konferenca për korrupsion­in, nëse nuk do ta kishin arrestuar italianët. “Edhe Kajmaku i Vorës do të drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsion­in, nëse nuk do ta kishin arrestuar italianët. Sepse të gjithë çfarë janë në burg nga Rilindja, më parë kanë qenë ‘kampionët’ e Kryeminist­rit. Reformën në Drejtësi e miratuam bashkërish­t si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsion­it të ishte përherë ekskluzivi­sht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pandikuar nga pushteti legjislati­v dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, d.m.th. qeveria, është edhe më i korruptuar­i!”, tha Kryemadhi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania