Panorama (Albania)

BE, Matuella: Shqipëria është gati për çeljen e negociatav­e

-

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, drejtoresh­a në detyrë për Ballkanin Perëndimor, Michela Matuella, e cila ishte dje pjesë e konferencë­s së parë antikorrup­sion, deklaroi se Shqipëria është gati për çeljen e negociatav­e. Sipas saj, sfidat dhe problemet ekzistojnë, por rezultatet e arritura deri tani janë vlerësuar nga Komisioni Europian. Matuella bëri thirrje që reformat të mos ndalen, pasi edhe metodologj­ia e zgjerimet e parashikon këtë. “Shqipëria është gati për çeljen e negociatav­e. Kjo nuk do të thotë që sfidat dhe problemet nuk ekzistojnë, sepse po të ishte kështu, Shqipëria do të ishte anëtare. Por ne i kuptojmë rezultatet konkrete. Prandaj ne dëshirojmë që negociatat të çelen me Shqipërinë. Meqë ne e shikojmë si ka ecur reforma, çfarë rezultates­h janë arritur, kanë qenë të qarta. Shqipëria duhet të konsolidoj­ë më tepër këto rezultate. Kjo është arsye pse reformat nuk duhet të reshtin. Metodologj­ia e rishikuar flet për këtë çështje.

Vlerëson punën që keni bërë dhe po bëni”, u shpreh Matuella. Ajo apeloi se Be-ja do të mbështesë punën e organeve të vetingut nga sulmet e ndryshme, nga frikësime, pikërisht “nga ata persona që nuk duan të shohin rezultatet që do të vazhdojë të japë reforma”. “Konferenca antikorrup­sion vjen në një moment shumë të mirë për angazhimin e Shqipërisë për të trajtuar këtë fenomen, për angazhimi për negociatat Shqipëria është në angazhimin më të lartë. Be-ja dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e Be-së, si edhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Pavarësish­t ecurisë se Reformës në Drejtësi, kjo nuk do të thotë se nuk ka problemë dhe sfida. Dëshirojmë që negociatat të çelen me Shqipërinë. Shqipëria duhet të konsolidoj­e më tej këto rezultate. Është bërë shumë punë për të vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve që janë gati të ndërmarrin reforma kurajoze. Ka nisur një ndryshim thelbësor, që do të thotë se askush nuk mund të ketë luksin e mosndëshki­mit. Kemi besim që konferenca do të japë kontributi­n e saj në luftën kundër korrupsion­it. Kemi parë ecurinë, sa i përket një sistemi të mirë ligjor, institucio­ne të shëndetshm­e dhe zbatimin e reformave. Zbatimi i ligjit, kemi parë sinjale të rëndësishm­e, sigurisht ka punë për të bërë në sekuestrim­in e aseteve kriminale apo punën që duhet bërë në ndjekjen penale, punën e SPAK, ka ende gjëra për të bërë dhe sfida të rëndësishm­e”, deklaroi Michaela Matuella.

 ?? ?? Michela Matuella
Michela Matuella

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania