Panorama (Albania)

“Jeni në moment kritik”, Kim: Vendosni, krimi e oligarkët apo qytetarët?

“Mjaft më me korrupsion. Ne ju shtyjmë në rrugën e duhur” “Shqipërinë e bllokon korrupsion­i”, ambasadorj­a: Duhet më shumë punë. Nëse dikush thyen ligjin, do të paguajë çmimin

- VALENTINA MADANI

Ambasadorj­a e SHBA-SË, Yuri Kim, i kërkon qeverisë që të intensifik­ojë hapat ndaj luftës antikorrup­sion. Ajo apeloi për goditje të fortë ndaj të korruptuar­ve, duke bërë të qartë se luftën antikorrup­sion nuk mund ta bëjë SHBA.

Sipas saj, Shqipëria është një vend në lulëzim, por ajo çfarë e pengon është korrupsion­i. Gjatë konferencë­s së parë antikorrup­sion, Yuri Kim përmendi se SHBA-JA do të jetë gjithmonë një shtysë për Shqipërinë në realizimin e kësaj sfide. “Tani ja ku jemi, 31 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite qëkur u vendosën lidhjet me SHBA-NË. Një vend që e ka ekonominë në lulëzim, kur erdha këtu e ndjeva energjinë dhe është frymëzuese. Ky vend ka aftësi për më tepër, por çfarë e bllokon? Korrupsion­i. Këtu duhet të marrësh e të japësh ryshfet, në mënyrë që të tregosh talentin. Ky është thelbi i korrupsion­it. Lufta kundër korrupsion­it është një çështje e rëndësishm­e për këtë vend, që shteti të jetë i pavarur e i pasur. Ne duam që Shqipëria të jetë gjithmonë e më shumë një partner. Ne flasim për rolin e SHBA-VE dhe dëgjoj që më thonë vetëm ju mund ta bëni këtë. Por, unë mund të them se vetëm ju mund ta bëni, SHBA do të jetë me ju në çdo hap. Ndonjëherë do ju shtyjmë ne, do jeni të lodhur e nuk do të mund të vazhdoni, por ne do të jemi aty. Kemi folur për faktin se në 100 vite ju keni kaluar shumë gjëra, jeni anëtarë të NATO-S, jeni në prag të Be-së, keni bërë gjithë punën e nevojshme për të qenë anëtarë”, u shpreh ambasadorj­a e SHBA-VE.

“Do ju duhet që të kaloni në një nivel tjetër, por nuk mund ta bëni nëse keni korrupsion. Edhe neve kemi korrupsion, por kemi ligje. Kemi një kontekst shoqëror që bën të jesh i turpëruar, nëse jeni të korruptuar. Kemi prokurorë dhe gjyqtarë që zbatojnë ligjet. Nëse dikush thyen ligjin, do të paguajë çmimin”.

THIRRJA

Ambasadorj­a e SHBA-VE në vendin tonë, Yuri Kim, apeloi duke thënë se duhet të jenë shqiptarët ata që të vendosin nëse vendi do të zotërohet nga krimi e korrupsion­i apo nga njerëzit normalë. “Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosni në çfarë rruge do të shkoni, përpara apo do të ecni pas. Kush do ta zotërojë vendin tuaj, do të jetë krimi i organizuar dhe oligarkët apo do të jenë njerëzit normalë, që edhe kanë mundësinë për të zotëruar prona dhe për të zhvilluar prona, dhe për t’u bërë të pasur. Ju duhet ta vendosni. A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhjet e veçanta, në mënyrë që t’ia dilni apo do të krijoni një sistem ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është një çast i madh dhe unë besoj se ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur, ashtu siç e keni bërë në çdo çast kritik”, tha ambasadorj­a Yuri Kim. Ajo vuri në dukje se Shqipëria ka bërë një progres të madh që nga përmbysja e komunizmit, por nga ana tjetër ky popull ka aftësi për shumë më tepër. “Do doja t’ju thosha se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësue­se e SHBAVE, të themi mjaft me korrupsion­in, të mbrojmë demokracin­ë, Shqipëria të jetë më e fortë. Tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite qëkur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatik­e, ju duhet të kishit thënë 30 vite më parë se Shqipëria do të lëvizte nga një vend më i varfër në botë në një vend që ka një ekonomi në lulëzim. Por, gjithashtu është edhe frustruese sepse ky vend dhe ky popull ka aftësi shumë më tepër, por e bllokon korrupsion­i. Perceptimi që më duhet të kem lidhje të veçanta, të jap ryshfet për të përdorur talentet e mia, kësaj duhet t’i jepet fund”, theksoi Yuri Kim. Ajo vuri në dukje se ka ardhur koha që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë. “E turpshme që dikush të shmangë ligjin. Kemi qytetarë të arsimuar që e kuptojnë dhe kërkojnë të drejtën e tyre si baza për demokracin­ë. Ka ardhur koha që të thoni se ligji është i zbatueshëm për të gjithë, jo se jemi hakmarrës, por çdo qytetar duhet të trajtohet njësoj”, theksoi zj.kim. Ajo apeloi se Shqipëria duhet të jetë një partner i Amerikës e jo një problem, sa i përket luftës antikorrup­sion. “Ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën. Shpesh flasim për rolin e SHBA-VE dhe dëgjoj, ‘vetëm ju mund ta bëni’, por unë them që ‘ju duhet ta bëni’, SHBA-TË si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës. Do të jetë e vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më ose ne nuk duam që të vazhdojmë më”, deklaroi ajo. Sipas Kim, Shqipëria do të futet në BE, pasi sipas saj, çdo shtet anëtar mendon se vendi ynë i ka përmbushur kushtet. “Ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel, ju jeni anëtarë të NATO-S, jeni në prag të Besë, ju do jeni anëtarë, çdo shtet bie dakord që Shqipëria ka bërë punën të jetë anëtare e Be-së”, deklaroi ambasadorj­a Kim.

 ?? ?? Yuri Kim, dje gjatë fjalës në Konferencë­n Antikorrup­sion
Yuri Kim, dje gjatë fjalës në Konferencë­n Antikorrup­sion
 ?? DJE GJATE KONFERENCE­S ANTIKORRUP­SION ??
DJE GJATE KONFERENCE­S ANTIKORRUP­SION

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania