Panorama (Albania)

Reforma në Drejtësi, Manja: Lufta antikorrup­sionit është në rrugën e duhur

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në Konferencë­n e Parë Kombëtare Antikorrup­sionit shprehu besimin se Reforma në Drejtësi po konsolidoh­et dhe se SPAK dhe BKH kanë dhënë rezultate të prekshme tashmë në goditjen e korrupsion­it në nivele të larta. Arritjet në luftën kundër korrupsion­it, shtoi ministri, nuk do të ishin bërë të mundura nëse qeveria nuk do t’i kushtonte një rëndësi të veçantë këtij sistemi me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. “Reforma në Drejtësi pas 6 vitesh, konstatoj se faza e parë ajo e ngritjes dhe funksional­itetit, është tashmë e përfunduar. Kemi hyrë në fazën e dytë të konsolidim­it. A i kemi mekanizmat e duhur antikorrup­sion? Rezultati i parë është vettingu. Sot që flasim, 60 për qind e magjistrat­ëve kanë kaluar në sitën e vettingut. Shifrat janë kokëforta, lufta kundër korrupsion­it brenda këtij sistemi ka qenë në rrugën e duhur”, deklaroi Manja. Ai njoftoi se nga viti 2016-2022 ka dhënë për sistemet e reja të drejtësisë 114 mld lekë. “Dua të vë në dukje funksionim­in e SPAK dhe BKH, që kanë dhënë rezultate të prekshme në goditjen e korrupsion­it në nivele të larta. Kjo ishte diçka e paimagjinu­eshme dikur. Kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa mbështetje­n e duhur buxhetore financiare nga Qeveria. 2016-2022, 104 milionë lekë pa përfshirë ato që ka dhuruar SHBA e BE. Jemi të gatshëm që të buxhetojmë shtimin e numrit të prokurorëv­e, drejt atij numri që do të çmohet i nevojshëm”, theksoi Manja.

 ?? ?? Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania