Panorama (Albania)

Vjosa Park Kombëtar, Rama ironi me aktorin hollivudia­n “Di Caprio u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë”

Mbyllet debati për lumin, nënshkruhe­t Memorandum­i i Mirëkuptim­it

-

Vjosa do të shpallet Park Kombëtar. Në një aktivitet të posaçëm u firmos dje në Tiranë marrëveshj­a mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatë­s amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar. Ky konsideroh­et një hap i madh i shumëdëshi­ruar nga aktivistët në të gjithë botën, për krijimin e Parkut të parë Kombëtar për një lumë të egër në Europë. Në ceremoninë dedikuar nisjes së këtij bashkëpuni­mi, ishte Kryeminist­ri Edi Rama, ministrja e Turizmit Kumbaro, CEO i “Patagonia Ryan Gellert”, organizata që bëjnë pjesë në koalicioni­n europian “Save the Blue Heart of

Europe” si “Riverwatch”, “Euronatur”, “Ecoalbania”, të ftuar nga trupi diplomatik, donatorë dhe ekspertë mjedisorë. “Zona që do mbulojë Parku Kombëtar është një zonë shumë

e madhe, faktikisht është Parku Kombëtar më i madh i Shqipërisë dhe na vë përpara detyrimit për të ndërtuar një ngrehinë të tërë institucio­nale. Ne kemi marrë një ekspertizë ndërkombët­are, përveç ekspertizë­s së brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar të jenë me standardet më të larta ndërkombët­are. Aty menjëherë marrin përsipër ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtari­e ekonomike që mund të cenojë trupin e lumit dhe gjithë krahët e tij, por nga ana tjetër ne besojmë që, duke shpallur Vjosën Park Kombëtar, do të kemi një impakt ekonomik shumë më të lartë sesa çdo të ishte impakti ekonomik i bazuar te zhvillimi në dëm të Vjosës. Mjaft të llogarisim numrin e turistëve, që do të rritet për të ardhur në këtë Park Kombëtar, ashtu sikundër aktivitete­t e natyrës që të arrijmë në këtë konkluzion”, deklaroi Rama. Kryeminist­ri i ktheu përgjigje aktorit hollivudia­n, Leonardo Di Caprio, lidhur me kritikat që ai ka bërë ndaj qeverisë për mbrojtjen e lumit Vjosa. “Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprio, por nuk po e them sepse u bë i gjallë për ta goditur qeverinë, por s’u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë”, tha Rama.

 ?? ??
 ?? ?? Dje pas nënshkrimi­t të Memorandum­it të Mirëkuptim­it
Dje pas nënshkrimi­t të Memorandum­it të Mirëkuptim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania