Panorama (Albania)

Presidenti Meta nderon dëshmorë të Luftës në Kosovë

Kreu i shtetit u dorëzon prindërve dekoratën “Nderi i Kombit”

-

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Presidenti Ilir Meta është ndalur në New York në ditën e çlirimit të Kosovës në veprën e Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës. Meta i ka dorëzuar Bahrije dhe Ahmet Bytyçit dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” të akorduar në nder të djemve të tyre të vrarë pas luftës në Kosovë. “Në qoftë se çmimi i lirisë ishin jetët tona, ne nuk mundëm të jepnim më shumë”. Dje në Ditën e Çlirimit të Kosovës, në New York, vendosa një buqetë me lule të freskëta dhe u përula me nderim, respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, historisë së lavdishme të UÇK-SË dhe krenarinë e komuniteti­t shqiptaro-amerikan. I dorëzova nënës heroinë Bahrije dhe babait fisnik

Ahmet, Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, që u akordova djemve të tyre të paharruar. Me shembullin e jashtëzako­nshëm të sakrifikim­it më sublim në emër të atdhedashu­risë dhe idealeve më të larta njerëzore, vëllezërit Bytyçi do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë

gjeneratat e reja të shqiptarëv­e në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitet­it që nuk janë të dhëna një herë e përgjithmo­në. Kur kanë kaluar mbi dy dekada nga vrasja e tyre e pabesë dhe ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz është domosdoshm­ëri

vënia e drejtësisë që do të lehtësojë dhembjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi. Zbardhja e gjenocidit dhe të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga regjimi i Milloshevi­çit do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë!

 ?? ?? Meta duke dorëzuar dekoratën
Meta duke dorëzuar dekoratën
 ?? ?? Meta, dje në SHBA
Meta, dje në SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania