Panorama (Albania)

Shkurtimi i gjykatave, avokatët paralajmër­ojnëgrevëk­atërditore

Kreu i Dhomës së Avokatisë: Avokatëve që thyejnë grevën do t’u hiqen licencat. Konsultat nga Ministria e Drejtësisë ishin një farsë

- TIRANE

Të gjithë avokatët e Shqipërisë do të përfshihen në një grevë katërditor­e kundër miratimit të hartës së re gjyqësore, e cila rrudhos ndjeshëm numrin e gjykatave në të gjithë vendin.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, paralajmër­oi masa ndaj të gjithë atyre avokatëve që respektojn­ë vendimin e marrë madje deri në heqje të licencës. Përjashtim bën vetëm masa e sigurisë ndaj të arrestuarv­e. Protesta sipas Haxhisë, do të zgjasë deri ditën e premte duke nisur nga kjo e martë. “Nuk ka asnjë avokat të paqartë. Do t’i bëjmë dhe kërkesë gjykatës që nuk do të marrim pjesë për shkak të këtij vendimi. Masat e sigurisë në mënyrë absolute nuk do të bojkotohen. Ne shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona, që nuk janë të avokatëve, por të personave fizikë e juridikë. Nëse avokatët nuk i binden urdhrit të Dhomës së Avokatëve për bojkot, do procedohen ose do merren masa deri në heqjen e licencës. Nëse nuk do të merret parasysh, Komiteti Drejtues do mblidhet për të përcaktuar qëndrimin që do të ndjekim. Të gjithë janë pajtuar dhe nuk është asnjë që nuk ka rënë dakord. Kjo situatë nuk zgjidhet me një situatë që krijon akoma më shumë probleme”, tha Haxhia. “KONSULTIME­T FARSË”

Pavarësish­t se Ministria e Drejtësisë pretendon se drafti i miratuar tanimë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është konsultuar me grupet e interesit, për kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, takime të tilla kanë rezultuar farsë, pasi nuk është marrë në asnjë rast mendimi i tyre. “Lidhur me projektdra­ftin e hartës gjyqësore dhe qëndrimin e vlerësuar. Të premten, KLGJ mori vendimin për miratimin e draftit me një ndryshim të vetëm. Tashmë ishte realitet që tavolinat kanë qenë farse propagandi­stike. Në këto kushte vendosëm të bojkotojmë të gjitha proceset në të

gjitha nivelet e gjykimit, përfshi Gjykatën e Lartë. Procesi fillon nesër dhe mbaron të premten. Me këtë bojkot synojmë të sensibiliz­ojmë të gjithë shtetasit se duhet ta kenë të qartë të gjithë personat fizikë dhe juridikë që, nëse duan të kenë zgjidhje të

çështjeve gjyqësore, të ndërgjegjë­sohen duke dhënë mesazhin që interesat e tyre nuk po përfaqësoh­en, përkundraz­i kjo hartë cenon rëndë aksesin në drejtësi të individëve dhe personave juridikë dhe rrit kostot dhe shpenzimet”, tha Haxhia.

ÇFARË PARASHIKON REFORMA

E konsiderua­r si reforma më e thellë gjyqësore, me hartën e re, parashikoh­et shkrirja e gjykatave në rrethe, çka qytetarëve iu duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të marrë pjesë në një proces gjyqësor. E prezantuar

rreth gjashtë muaj më parë nga Ministria e Drejtësisë, reforma parashikon shkrirjen e 4 gjykatave administra­tive, duke lënë vetëm dy, përkatësis­ht në Tiranë dhe Lushnjë. Ndërkohë, Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13, duke u mbyllur gjykatat

e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit. Pas miratimit nga KLGJ-JA, vendimi do të kalojë edhe në KLP, nga Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe Ministria e Financave për t’u miratuar në fund nga Këshilli i Ministrave.

 ?? ?? Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania