Panorama (Albania)

Manja: Harta gjyqësore u konsultua me avokatët

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, thotë se avokatët janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore dhe sugjerimet e tyre janë reflektuar në këtë draft, i cili pritet të kalojë për miratim në Qeveri. “Avokatët janë grup interesi i rëndësishë­m që garantojnë mbarëvajtj­en e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe, si të tillë, janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimi­t publik. Janë marrë në konsiderat­ë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizi­mi gjyqësor është përgjegjës­i e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë”, nënvizon Manja. Manja thekson se bojkotimi i seancave gjyqësore nuk i shërben askujt, ndërsa apelon që avokatët të kontribuoj­në në zbatimin e hartës së re gjyqësore. “Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat, është që të kontribuoj­në në zbatimin e hartës së re gjyqësore, pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi”, shprehet Manja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania