Panorama (Albania)

Deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me KLGJ për procesin e ndjekur

-

Deputetët e opozitës ne Komisionin e Ligjeve, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Greta Bardeli dhe kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, kanë kërkuar një seancë dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, ministrin e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, për të parë procedurën që është ndjekur për hartën e re gjyqësore. Deputetët e opozitës shprehen se kanë ndjekur me vëmendje diskutimet që kanë pasuar vendimin e datës 10.06.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e “Hartës së Re Gjyqësore”. Ligjbërësi­t e opozitës theksojnë në kërkesën e tyre drejtuar kryetares së Komisionit të Ligjeve se kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm që shprehen të shqetësuar lidhur me mbylljen e gjykatave në qytetet e tyre. Veçanërish­t shqetësues­e mbetet situata për banorët që do t’iu duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e çështjeve të tyre. Sipas deputetëve të dalë nga lista e Pd-së, riorganizi­mi gjyqësor lidhet me një të drejtë themelore që ka të bëjë me aksesin në drejtësi, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutë­s së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për pasojë është detyrë e Kuvendit të analizojë dhe të marrë në shqyrtim këtë çështje me interes për qytetarët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania