Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, Berisha: KLGJ mbylli 18 gjykata me urdhër të Edi Ramës

Ish-kryeminist­ri: Qytetarët duhet të udhëtojnë qindra kilometra për drejtësi “Në fillim përgjysmoi gjyqtarët dhe prokurorët me vetingun dhe krijoi stokun me 110 mijë dosje pa gjykuar, tani mbyll gjykata”

- MARIGLEN KUME

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka dalë kundër vendimit për mbylljen e 18 gjykatave në kuadër të hartës së re gjyqësore.

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratik­e, Berisha akuzoi Kryeminist­rin Rama se pasi krijoi 110 mijë dosje të pashqyrtua­ra për shkak të pakësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, tani mbyll gjykatat. “Harta e re e gjyqësorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i së drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmim­it të gjykatësve dhe prokurorëv­e me pseudorefo­rmën e sistemit të drejtësisë dhe vetingun ‘gjah shtrigash’, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivi­t, krijimit të një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të së drejtës së shqiptarëv­e për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegj­shëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-NË e partisë, të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi”, tha Berisha.

GJYKATAT QË MBYLLEN

Reforma Territoria­le e gjykatave prek 9 qytete. Ndërkohë që mbetet vetëm Gjykata e Apelit të Tiranës dhe mbyllen të gjitha të tjerat. “9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet Gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit. Mbyllen 4 gjykata administra­tive dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje. Mbyllen 5 gjykata të apelit dhe ngelet vetëm Apeli i Tiranës. Praktikë kjo, 100% e dështuar, pasi u eksperimen­tua në vitin 1999 nga qeveria e Ps-së”, vijoi ishkryemin­istri. Mbyllja e gjykatave, sipas ish-kryeminist­rit, vështirëso­n aksesin e qytetarëve për të gjetur drejtësi.

Kjo sipas tij është shkelje e të drejtave të njeriut. “Me këtë vendim, gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit, të cilët duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit, duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet

e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë, si dhe duke shpenzuar kohën e tyre. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij, të cilat mbrohen me Kushtetutë. Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administra­tive”, tha lideri historik i Pd-së teksa i kërkoi KLGJ-SË që të marrë parasysh

rekomandim­et e grupeve të interesit. “Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshti­m flagrant me kërkesat e drejta të Rezolutës më të fundit të Parlamenti­t Europian, për Shqipërinë, e cila në nenin e saj 37 kërkon që: “Harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsiderat­ë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet socialekon­omike të grupeve vulnerabil­e dhe të përmirësoj­ë cilësinë në gjykata dhe procesin e duhur ligjor”, përfundoi Berisha.

 ?? ??
 ?? ?? MANJA DHE LLAGAMI GJATE NJE MBLEDHJE TE KLGJ
MANJA DHE LLAGAMI GJATE NJE MBLEDHJE TE KLGJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania