Panorama (Albania)

KLGJ injoroi Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ja rekomandim­i

-

Drejtoresh­a Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Tiranë, Erida Skëndaj, përmes një materiali të gjatë të argumentua­r, ka kundërshtu­ar mbylljen e gjykatave. Ajo thekson sugjerimin e organizmav­e të ndryshëm dhe ekspertëve të Këshillit të Europës, se harta e re gjyqësore krijon vështirësi për kategoritë e shtresave në nevojë, të grave apo komunitete­ve të margjinali­zuara. “Distanca e largët nga gjykata vlerësohet nga organizma apo ekspertë të Këshillit të Europës si pengesë kryesore për aksesin në drejtësi, e cila ndikon në mënyrë joproporci­onale te njerëzit e varfër dhe në nevojë, duke përfshirë gratë, si dhe banorët që jetojnë në zonat rurale dhe janë të varfër, duke mos pasur akses në mjetet e transporti­t. Për të arritur në një vlerësim sa më realist dhe të gjithanshë­m, është e nevojshme të kryhen konsultime të drejtpërdr­ejta me përdorues të sistemit gjyqësor dhe njerëzit në nevojë (si minoriteti rom dhe egjiptian, gratë në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, njerëzit në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria etj.). Me rëndësi të veçantë është vlerësimi i zhvillimit ekonomik, si dhe shpërndarj­es apo përqendrim­it të popullatës në njësitë administra­tive të secilës bashki (kriteri demografik). Përcaktimi i distancave dhe kohës së udhëtimit janë indikatorë të rëndësishë­m për qytetarin për të aksesuar shërbimin gjyqësor. Ky tregues nuk është përcaktuar objektivis­ht sipas kushteve të vendit tonë, cilësisë së rrugëve dhe transporti­t rrugor”, thyhet në prapësimet që ka bërë Komiteti Shqiptar i Helsinkit përmes Erida Skëndajt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania