Panorama (Albania)

Aviacioni Civil, Zv/ministri: Kemi disa llogari të bllokuara

Projektlig­ji, emërimi i drejtorit të Autoriteti­t do bëhet nga Kryeminist­ri Penalizime për shkak të vendimeve të arbitrazhi­t? Bonati: Ka disa problemati­ka financiare dhe një proces gjyqësor që po vazhdon

- KELMENT BAÇI

Autoriteti­t të Aviacionit Civil shqiptar i janë bllokuar disa të ardhura, për shkak të vendimit të Gjykatës Ndërkombët­are të Arbitazhit për çështjen “Beccheti”.

Gjatë prezantimi­t të projektlig­jit “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Autoriteti­t të Aviacionit Civil”, në Komisionin e Ekonomisë zëvendësmi­nistri i Infrastruk­turës, Hantin Bonati, pranoi faktin që disa llogari janë të bllokuara, por shtoi se ka një proces gjyqësor që vazhdon. I pyetur nga deputetja e Pd-së, Jorida Tabaku nëse ka asete të sekuestrua­ra apo llogari të bllokuara për shkak të vendimeve të gjykatave ndërkombët­arë, Bonati u shpreh se në dijeni të tij nuk ekziston asnjë prej penalizime­ve të mësipërme për Autoriteti­n e Aviacionit Civil. “Për sa i përket sekuestrim­it të aseteve, kemi dëgjuar shpesh në media që çështja ‘Beccheti’ ka ndikuar në sekuestrim­in e disa aseteve që lidhen me Aviacionin Civil, por asnjëherë nuk kemi pasur informacio­n për këtë çështje.

Si është e vërteta e të ardhurave të Aviacionit Civil që vijnë nga tarifat të sekuestrua­ra në lidhje me detyrime arbitrazhi ndërkombët­are që mund të ketë qeveria shqiptare?”, pyeti Tabaku zëvendësmi­nistrin e Infrastruk­turës. Bonati iu përgjigj se: “Në dijeninë time nuk ka asnjë aset apo llogari bankare të sekuestrua­r. Ka disa problemati­ka financiare. Janë disa të ardhura të bllokuara dhe është një proces gjyqësor që po vazhdon”. I pyetur se sa është numri i të ardhurave apo shuma financiare e tyre, Bonati u përgjigj se: “Nuk e kam këtë informacio­n, pasi pjesa e të ardhurave kontrolloh­et nga ‘Albkontrol­li’, që është shoqëri aksionere dhe jo Autoriteti I Aviacionit Civil”.

PROJEKTLIG­JI

Projektlig­ji ka për objekt organizimi­n dhe funksionim­in e Autoriteti­t të Aviacionit Civil, procedurat dhe legjislaci­onin e aplikueshë­m për refuzimin, pezullimin dhe revokimin e licencave, lejeve, autorizime­ve dhe certifikat­ave, llojet e tarifave për shërbimet që ofron, mënyrën e llogaritje­s së tyre, mënyrën e administri­mit të të ardhurave të realizuara prej tyre, si dhe rastet e përjashtim­eve nga zbatimi i rregullave. Drejtori ekzekutiv është titullari i autoriteti­t, i cili emërohet me urdhër të Kryeminist­rit, me propozimin e ministrit, ndërsa kryetari dhe anëtarët e këshillit drejtues emërohen me Vendim të Këshillit te Ministrave, me propozimin e ministrit. Neni 17, pika 1 e projektlig­jit parashikon që “Struktura dhe organika e Autoriteti­t miratohen me urdhër të Kryeminist­rit, me propozim të ministrit”. Pika 2 e po këtij neni përcakton se: “Marrëdhëni­et e punës për punonjësit e Autoriteti­t rregullohe­n në bazë të dispozitav­e të Kodit të Punës”. Ai parashikon për herë të parë një fond rezervë

që do të jetë në dispozicio­n për t’u përdorur në kushte të vështira. Institucio­ni është jo buxhetor, Autoriteti i Aviacionit Civil është subjekt i auditimit edhe nga KLSH.

DISKUTIMET

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ngriti shqetësimi­n se ky projektlig­j duhet të trajtohet me vëmendje dhe jo si do ndahen lekët. “Duket sikur ligji po bëhet se si të zgjedhim këto hallet e lekëve dhe si do t’i vëmë drejtorët e shefat, ndërsa unë po them që do zgjedhim një gjë pak më të madhe ne. Ju jeni aparat teknokratë­sh që duhet të jepni garanci të tjera. Kërkohen disa lloj kompetenca­sh dhe kërkohen disa lloj pagesash të veçanta. Kush e mbulon të gjithë hapësirën e çështjeve të Aviacionit? A ka mbivendosj­e institucio­nesh?”, pyeti Shehi. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, u shpreh se:

“I vendosëm në statusin e nëpunësit civil në 2014, sot po i heqim. Meraku ynë është të dominojë profesiona­lizmi dhe të mos përsëriten ato gjëra që të në të kaluarën dhe që ende vazhdojnë të jenë objekt barsoletas­h. Në sektorë të tillë, t’u vihet një barrierë e fortë atyre emërimeve. Duam të sigurohemi që do jenë profesioni­stët ata që do menaxhojnë dhe nuk do ketë vend për qoka politike, familjare apo nepotike”. Hantin Bonati u shpreh se ndryshimi i statusit për punonjësit nga nëpunës civil me Kod Pune është për shkak të specifikav­e të punës dhe pagave. “Nga 80 vende punë që ka institucio­ni, 17 prej tyre janë vakante, sepse është e vështirë për t’i mbledhur dhe kjo detyron që ekspertizë­n institucio­ni ta marrë nga të tretë nga jashtë jo brenda institucio­nit me një kosto shumë më të lartë”, sqaroi zëvendësmi­nistri Bonati.

 ?? ??
 ?? ?? Hantin Bonati, dje në Komisionin e Ekonomisë
Hantin Bonati, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania