Panorama (Albania)

Deputetët e PD ridepozito­jnë kërkesën për komisionin hetimor

Opozita kërkon hetimin e kontratave të investimev­e strategjik­e

-

Deputetët e Partisë Demokratik­e nuk tërhiqen nga nisma e tyre për të ngritur një komision hetimor parlamenta­r për të kaluar në sitë të gjithë kontratat e dhëna me ligjin e veçantë të investimev­e strategjik­e. 35 deputetë të opozitës ridepozitu­an të hënën kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjik­e. Deputetët e opozitës janë të bindur se kontratat e dhëna deri më tani për investimet strategjik­e, kanë qenë me shkelje, ndaj insistojnë që të realizohet. Kujtojmë që maxhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e këtij komisioni. Fillimisht kërkesa ra pasi gjatë mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve, kryetari i PAA-SË, Agron Duka, telefonoi

administra­tën e Kuvendit për të tërhequr firmën e tij nga nisma. Më pas Gazment Bardhi mori firmën e Lulzim Bashës dhe të Enkelejd Alibeajt, por PS e rrëzoi sërish në Konferencë­n e Kryetarëve me argumentin se firma e deputetit lejohet të përdoret vetëm një herë. Maxhoranca pretendoi se kërkesa duhet të ishte bërë

nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka. “Mblidhini të njëjtët firmëtarë dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar

kriterin formal”, u shpreh kreu i Grupit të Ps-së, Taulant Balla, rreth një javë më parë. Ndërkohë, nga ana tjetër, deputeti Gazment Bardhi tha se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e Komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëv­e të tjerë. Bardhi akuzoi maxhorancë­n se po

nxjerr justifikim­e të kota, për të penguar hetimin dhe transparen­cën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike. “Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konform ligjit dhe Kushtetutë­s. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë

përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju, opozita do ta bëjë transparen­cën e plotë për sa u përket investimev­e strategjik­e”, tha Bardhi. Ndërkohë, në kërkesën që u depozitua dje, Bardhi ka hequr emrat që janë shprehur në mbështetje të Berishës dhe ka kërkuar ndihmën e aleatëve si Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.

 ?? ?? Faksimile e kërkesës së deputetëve të opozitës
Faksimile e kërkesës së deputetëve të opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania