Panorama (Albania)

Nga nëpunës publik te xhihadi, si u radikalizu­a 56-vjeçari nga Kukësi

Nga fëmijëria e vështirë te postimet në “Facebook”. Si e vuri Lekica në lëvizje Njësinë e Antiterror­it. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat dhe e liron

- BIRN

Më 24 maj, Drejtoria e Antiterror­it në Policinë e Shtetit njoftoi arrestimin e 56vjeçarit nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ndaj El Salih është lëshuar me 18 maj një masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, pas kërkesës së depozituar nga prokurori Adnan Xholi. Prokuroria e akuzon El Salih se ka përdorur një llogari në “Facebook” për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS) dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër elbagdadi, si dhe thirrje në mbështetje të luftës së shenjtë– xhihadit islamik në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kukësit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremist­e ose radikale fetare. Përfaqësue­si ligjor i El Salih, avokati Ferid Muça, i tha BIRN se akuzat e SPAK për nxitje të akteve terroriste nuk qëndronin, ndërsa i përshkroi postimet e El Salih në rrjetet sociale si rishpërnda­rje të postimeve nga llogari të tjera dhe citime të Kuranit. “Gjithë postimet dhe qëndrimet e të përfaqësua­rit prej meje, nuk janë bërë për qëllime për nxitje, thirrje publike ose për propagandë, ashtu siç thuhet prej Policisë dhe prokuroris­ë”, tha Muça.

THIRRJET NË “FACEBOOK”

Në vendimin për masën e sigurisë arrest me burg ndaj El Salih – një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN - Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it liston trembëdhje­të postime në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ai bën deklarata në mbështetje të ISIS, ish-liderit të tij dhe një imami nga Tirana, i dënuar

për rekrutimin dhe dërgimin e xhihadistë­ve në Siri. “Bashkimi ndërfetark­urthi; hoxhë Abdurrahma­n Balla, Allahu të liroftë nga burgu i tagutave”, shkruan El Salih në 12 tetor në orën 9 të mbrëmjes, duke iu referuar Genci Ballës, ish-imamit të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, i dënuar më 17 vjet heqje lirie për rekrutimin e dhjetëra shqiptarëv­e që iu bashkuan grupeve militante ISIS dhe Alnusra, gjatë luftës civile në Siri, midis viteve 2012-2014. Fjala tagut ose “tahgut” është në arabisht dhe në terminolog­jinë tradiciona­le islame i referohet idhujtaris­ë ose demonëve që tërhiqen nga rite pagane, por në një interpreti­m më modern, mund t’i atashohet edhe një

pushteti tiranik tokësor. Bazuar në përgjigjen e marrë nga rrjeti social “Facebook”, Prokuroria Speciale ka arritur ta lidhë llogarinë Ibrahim El Salih (Muxhahid) –nëpërmjet së cilës janë bërë postimet, me email-e dhe numrat celularë të telefonit të regjistrua­r nga i pandehuri. Në një postim të gjatë me 19 tetor 2021, El-salihi vlerëson drejtuesin e ndjerë të Shtetit Islamik, Ebu Bekër elbagdadi dhe kalifatin e vetëshpall­ur prej tij. “Hilafeti i Ebu Bekër el-bagdadit El Kurejshiut dhe shpallja e tij është hilafet legjitim”, shkruan El Salihi, duke iu referuar kalifatit të Shtetit Islamik – i përcaktuar si grup terrorist nga Organizata­ve e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Europian,

SHBA dhe një duzinë shtetesh të tjera. “Fatkeqësis­ht e vërtetë. Shumica e imamëve, sheikëve në kohën tonë kanë frikë të shqiptojnë fjalën xhihad nga minberet [podiumet]. Dhe nëse e përmendin, këtë fjalë e lidhin drejtpërdr­ejtë me vetë xhihadin, duke menduar se do të kenë sukses ta shndërrojn­ë fenë dhe të shndërrojn­ë atë në fe (paqësi) sipas disponimit të pushtetarë­ve të laicizmit”, shkruan ai. El-salihi është gjithashtu kritik në postimet e tij me vendet perëndimor­e, të cilat i akuzon se ndryshe sillen me shtetasit e huaj që i janë bashkuar konfliktit në Ukrainë dhe ndryshe me myslimanët që kanë luftuar në Lindjen e Mesme. “Vallë a do të dënohen këta që shkojnë në luftë për Ukrainën për ‘Pjesëmarrj­e në luftëra të huaja’”, pyet El Salih në një postim me 3 mars, dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës. “Ata që u dënuan, u dënuan se luftojnë për hir të Allahut, dhe për një Shtet Islam me Sheriat”, shton ai. Në një video të postuar me 31 mars, ku shihen ushtarë me uniforma të zeza duke arrestuar me forcë një burrë, El Salihi shprehet se këto pamje përfaqësoj­në “fytyrën e vërtetë të Izraelit”. “Allahu marrtë hak dhe e shkatërrof­të Izraelin”, shkruan ai, ndërsa ankohet se “bota islame fle gjumë”. Në një tjetër video të postuar me 7 mars, ku shihen militantë të armatosur me kallashnik­ovë dhe fytyrë të maskuar me bakllava, El Salih e thekson përsëri mbështetje­n e tij për ISIS. “Hipokritët thanë se shteti islam humbi luftën! Jo, jo, ata janë në luftë dhe po luftojnë. Xhihadi nuk është një luftë për të krijuar një mbretëri për një skllav! Përkundraz­i, është një xhihad për të vendosur mbretërinë e Zotit në tokë!”, shkruan ai. Me gjithë përmbajtje­n e debatueshm­e të postimeve të El Salih në rrjetet sociale, avokati i tij, theksoi se ndikimi i tyre është i limituar. “Komentet dhe pëlqimet janë të pakta, në rastin që vërehen më shumë arrijnë 17 pëlqime ose nuk ka fare as pëlqime dhe as komente”, tha ai, ndërsa shtoi se për rrjedhojë “nuk mund të flasim për ndikim”. “I kanë bërë kontroll në banesë, në makinë dhe kontroll personal, por nuk kanë gjetur asnjë provë që e lidh me akuzën”, tha Muça.

EL SALIH PAS PROFILIT NË “FACEBOOK”

Ndryshe nga profili me të cilin Prokuroria Speciale ndërtoi kërkesën për arrestimin e El Salih më 18 maj, në Kukës ai njihet si një nëpunës publik model dhe aktivist i Partisë Demokratik­e. El Salih ka lindur dhe është rritur në fshatin Shtiqën, në vendin ku është ndërtuar aeroporti. “Ibrahimi bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij kanë kaluar një fëmijëri të vështirë, pasi babai i tyre, Salih Lekica, ka qenë i dënuar politik, me akuzën e agjitacion­it e propagandë­s kundër pushtetit popullor”, tha një banor. Këtë fakt të historisë familjare e ka pohuar te kolegët e tij të punës edhe vetë Ibrahimi, i cili e ka motivuar ndryshimin e mbiemrit të tij me të atin. “Në respekt të vuajtjeve të babait tij,

Saliut, Ibrahimi na thoshte se kishte ndërruar edhe mbiemrin nga Lekica në El Salih”, tha Muhamet Gashi, kryeinspek­tor i IMT-SË në Bashkinë e Kukësit, i cili ka punuar rreth 4 vite me Ibrahim El Salih. Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme në Tiranë i tha BIRN se Ibrahim Lekica e ka ndërruar mbiemrin në El Salih në vitin 2010. Mbiemri i islamizuar i Ibrahimit ka ngrysur vetulla edhe gjatë periudhës që ai ka punuar në IMT. “Në një rast, kur erdhi Kontrolli Lartë i Shtetit dhe po kontrollon­te listën e organikës së punonjësve dhe na thanë se paskeni edhe punonjës nga Arabia”, kujtoi Muhamet Gashi. El Salih filloi punë në Bashkinë e Kukësit në vjeshtën e vitit 2015 si inspektor i IMT-SË dhe Gashi e vlerësoi për ndershmëri­në dhe përkushtim­in në detyrë. “Megjithëse nuk kishte kualifikim­in e nevojshëm për vendin e punës që ai mbulonte, ishte korrekt dhe besnik për vetë specifikat që ka IMT-JA në një zonë të vështirë si ajo e Kukësit”, tha Gashi. Kryeinspek­tori kujtoi se El Salih ishte larguar nga puna me ndryshimin e kreut të Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e vitit 2019. Gashi theksoi se El Salih në këtë periudhë kishte krijuar varësi nga alkooli, pas vdekjes së vajzës paraplegji­ke në moshën 20vjeçare, që ai thoshte se e kishte pikë të dobët. “E këshilluan që për të hequr vartësinë nga alkooli duhej të praktikont­e fenë dhe të frekuenton­te xhaminë, pasi feja islame me alkoolin nuk bashkëjeto­jnë”, tregoi Gashi. Ai theksoi se El Salih filloi të frekuentoj­ë xhaminë në vitin 2019, katër muaj përpara se ta largonin nga puna në IMT. “Nuk kam vënë re tek ai ndonjë shfaqje ekstreme, përveç dëshirës për të marrë pjesë në debate politike”, përfundoi Gashi. Myftiu i Kukësit, haxhi Islam Hoxha, thotë se Ibrahim El Salih i kryente lutjet prej tri vitesh në xhaminë e qytetit të Kukësit. Ai kujton se me El Salih ka debatuar në lidhje me interpreti­min e Kuranit, për të cilin ndanin këndvështr­ime të ndryshme. “Nuk kam pasur shqetësim nga ky person, pasi këtu te ne njihen njerëzit”, tha Hoxha, ndërsa theksoi se xhamia është një vend publik dhe mund të vijë çdo besimtar i fesë islame.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania