Panorama (Albania)

Si u shqyrtua gjakmarrja mes Kasandër Nogës dhe Hasanbelli­ve në gjykatat tona

Dhjetëra vendime për autorët e vrasjeve që sot janë të lirë Dëshmitë e belgëve për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës 20 vjet më parë

- NIKOLETA KOVAÇI

Atentati në Belgjikë ndaj Erion Hasanbelli­ut ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje sagën e frikshme të hakmarrjes-gjakmarrje mes vëllezërve Hasanbelli­u dhe Kasandër Nogës.

Fierakët janë përfshirë në një hakmarrje të gjatë, që zanafillën e ka jashtë kufijve të vendit, e cila më pas u zhvendos në Shqipëri, ku u shënua edhe masakra më e madhe, për t’u zhvendosur sërish në Belgjikë, mes Antverpit dhe Brukselit, vend në të cilin hasmit rrinë prej dy dekadash, veç kur i ka ndarë burgu. Duke iu referuar historisë së hasmërisë mes tyre, ajo që bie në sy është fakti se të gjithë protagonis­tët e kësaj beteje të përgjakshm­e janë arrestuar, hetuar, gjykuar, dënuar dhe, edhe pse kanë mbi shpinë akuza të rënda, që nga trafiku i drogës e shfrytëzim­i i prostituci­onit e deri në vrasje të disafishta, ata sërish janë të lirë, janë sërish në një vend të njohur të Be-së dhe madje ndjekin sërish njëri-tjetrin për të larë “hesapet” e vjetra. Gazeta “Panorama” sjell dy vendime të Gjykatës së Lartë për të parë se sa i kujdesshëm ka qenë sistemi i drejtësisë me të dyja palët, ndaj të cilave është dhënë burgim i përjetshëm, iu është zbritur në 25 vjet dhe më pas kanë mundur të dalin të lirë, e madje edhe të kërkojnë zbritje dënimesh për kohë të largëta që s’kanë mundur dot të bëjnë kërkesa për përfitim uljeje për sjellje shembullor­e në burg. Bashkë me rrethanat e faktit, se si ka ndodhur ngjarja në Belgjikë në marsin e vitit 2002, sjellim edhe skedat gjyqësore të dënimit në shkallën e parë për dy vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelli, të akuzuar për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës, dy vite pasi këta të fundit kryen masakrën e padëgjuar të Sanatorium­it, ku vranë dy e plagosen 3 persona të tjerë. Viktima mbetën i ati i vëllezërve dhe shoku i tyre! Materiali gjyqësor për vëllezërit Hasanbelli është marrë nga vendimi i Gjykatës së Lartë që daton vitin 2015.

Në datë 17.03.2002 ne qytetin “Anvers” në Belgjikë, në një ambient bar “Prehistori­e”, rreth orës 17:15, janë qëlluar me armë zjarri shtetasit shqiptarë Julian Çela dhe Kasandër Noga. Si pasojë, shtetasi Julian Çela ka mbetur i vdekur, ndërsa shtetasi Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë.

RRETHANAT E ÇËSHTJES

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka sjellë për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Erion Hasanbelli­u dhe Gentjan Hasanbelli, të cilët akuzohen se kanë kryer veprat penale të “Vrasje me paramendim” për gjakmarrje në bashkëpuni­m, parashikua­r nga 78/ 2,25 e të Kodit Penal, “Vrasje me paramendim” për gjakmarrje ne bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë, parashikua­r nga 78/2,25 e 22 të Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikua­r nga 278/2 i Kodit Penal, për të pandehurin Erion Hasanbelli­u. Ndërsa për Gentjan Hasanbelli­n për veprat penale të “Vrasjes me paramendim për gjakmarrje në bashkëpuni­m”, parashikua­r nga 78/2,25 të Kodit Penal, “Vrasjes me paramendim” për gjakmarrje në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë parashikua­r nga 78/2,25 e 22 të Kodit Penal.

Në datë 17.03.2002 ne qytetin “Anvers” në Belgjikë, në një ambient bar “Pre-historie”, rreth orës 17:15, janë qëlluar me armë zjarri shtetasit shqiptarë Julian Çela dhe Kasandër Noga. Si pasojë, shtetasi Julian Çela ka mbetur i vdekur, ndërsa shtetasi Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë. Nga autoritete­t e Policisë dhe të drejtësisë së shtetit të Belgjikës janë kryer veprimet hetimore, të cilat me anë të letërporos­isë i janë dërguar shtetit shqiptar për të proceduar autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga njoftimet e para të marra nga Zyra e Interpolit në Tiranë, Zyra e Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit gjyqësor Fier, me datën 16.05.2002, ka regjistrua­r procedimin penal me nr. 273, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje të armës luftarake”, të parashikua­r nga neni 79/dh dhe 278/2 të K. Penal në ngarkim të shtetasit Erion Hasanbelli­u,

duke u bazuar dhe në nenin 6 të K. Penal. Në ngarkim të të pandehurit Erion Hasanbelli­u është caktuar masa e sigurimit e arrestit në burg me vendimin nr. 137, dt. 17.05.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Prokurori i çështjes, me dt. 16.02.2005, duke u bazuar në nenin 328/1 germa “dh”, ka vendosur “Pushimin e hetimeve për procedimin penal nr. 273 të vitit 2002, ndaj shtetasit Erion Hasanbelli­u, dyshuar për veprat penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armës luftarake’ të parashikua­r nga neni 79/dh dhe 278/2 të K. Penal, për mungesë provash”.

Vendimi i pushimit të çështjes i dt. 16.02.2005 është shfuqizuar nga titullari i Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të shfuqizimi­t me dt. 27.12.2007 dhe është urdhëruar vazhdimi i hetimit për procedimin penal nr. 273 të vitit 2002. Me dt. 30.07.2008 është pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit i dëmtuari nga vepra penale Kasandër Noga, deklarimet e të cilit janë pjesë e fashikulli­t të gjykimit, duke qenë se u procedua me gjykim të shkurtuar.

DËSHMITË E SJELLA NGA BELGJIKA

Nga aktet, dëshmia e Elena Bekerman, e cila ka qenë kamerierja e lokalit “Pre-historie”, ka rezultuar se rreth orës 16:50, në një tavolinë pranë dritares, është ulur i pandehuri Erion Hasanbelli, i shoqëruar edhe me një person tjetër dhe kanë porositur për të pirë kafe dhe çaj. Pas rreth 20 minutash, i pandehuri Erion bashkë me personin tjetër janë ngritur nga tavolina dhe janë drejtuar për në tualetin e lokalit. Në kohën që i pandehuri dhe personi i paidentifi­kuar kanë qenë në tualetin e lokalit, në lokal kanë hyrë shtetasit Julian Çela

dhe Kasandër Noga, të cilët janë ulur në një tavolinë ngjitur me tavolinën ku ishte ulur i pandehuri Erion me personin tjetër. Pak çaste pasi kamerierja u ka shërbyer për të pirë dy personave të sapofutur në lokal, Julianit dhe Kasandrit, nga tualeti i lokalit ka dalë i pandehuri Erion Hasanbelli­u dhe personi tjetër i paidentifi­kuar dhe i pandehuri Erion ka qëlluar me armë zjarri shtetasit Julian Çela dhe Kasandër Noga. Nga ky veprim ka mbetur i vdekur në vend viktima, Julian Çela, ndërsa Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë.

I pandehuri Erion bashkë me personin që e shoqëronte kanë ikur me vrap nga vendi i ngjarjes. Veprimet e përshkruar­a më lart të kryera nga i pandehuri Erion Hasanbelli dhe një person tjetër i paidentifi­kuar, konfirmohe­n edhe nga dëshmitarë­t e tjerë okularë, të cilët ishin në vendngjarj­e Z. Dilen Yakup dhe Okcul Cemil, si dhe nga dy dëshmitarë që kanë parë autorët duke u larguar me vrap nga lokali përballë “Bar Tpsy”, Martin Wytick, Roland Maria Madalena Virginia. Nga dëshmitarë­t okularë janë dhënë karakteris­tikat fizike te autorëve, të cilët ishin 2 të rinj me flokë të zinj.

Sipas dëshmitari­t Dilen Yakup, i cili është administru­esi i barit “Pre-historie” dhe sipas deklarimit të datës 17.03.2002, ai ka thënë se: (...) Pastaj personi me xhaketë bezhë nxori një pistoletë të zezë. Ai filloi të qëllonte në drejtim të klientëve që erdhën në fund (...)

Me datë 20.03.2002, dëshmitari Dilen Jakup i është bërë një paraqitje për njohje me 16 fotografi të personave të ndryshëm. Sipas procesverb­alit të mbajtur për këtë veprim, rezulton se dëshmitari Dilen Yakup ka njohur të pandehurin

Erion Hasnbelli (Jani Sotiri) si personi me xhaketë bezhë që qëlloi në ngjarjen e dt. 17.03.2002, ku mbeti i vrarë shtetasi Julian Çela dhe u plagos shtetasi Kasandër Noga. Dëshmitari, pasi ka parë fotografit­ë, është shprehur se: unë e njoha menjëherë foton nr. 10 dhe jam njëqind për qind i sigurt se ky është personi që me dt. 17 mars pasdite filloi të qëllonte në kafen time. Ky është krimineli. Kriminelin e dytë nuk e pashë shumë mirë, atë e pashë shumë pak.

Siç rezulton nga aktet e ardhura me letër-porosi nga vetë veprimi procedural i paraqitjes për njohje me fotografi për dëshmitare­n Elena Bekerman, kësaj dëshmitare­je i janë para- qitur 6 (gjashtë) fotografi të personave të ndryshëm, ku në foton nr. 4 paraqitet i pandehuri Geron (Gentjan) Hasanbelli. Ndërsa 5 personat e tjerë janë persona të ndryshëm pa përfshirë të pandehurin Erion Hasanbelli. Gjykata mban parasysh si të metë të këtij veprimi procedural faktin që kësaj dëshmitare­je i është paraqitur për njohje edhe fotografia e të pandehurit Erion Hasanbelli.

Gjykata vëren se veprimi i njohjes është kontradikt­or dhe nuk përputhet me deklarimin e dëshmitari­t Dilen Yakup dhe veprimin procedural të njohjes të bërë nga Dilen Yakup. Kjo për faktin se dëshmitari Dilen Yakup ka qenë dëshmitari oku- lar, i cili u ka shërbyer autorëve dhe ka fiksuar si person që qëlloi me pistolete të pandehurin Erion Hasanbelli­u, i cili kishte veshur një rrobë të verdhë. Edhe dëshmitarj­a Elena Bekerman e pranon në deklarimin e saj të dhënë ditën e ng- jarjes që personi që qëlloi kishte veshur një rrobë të verdhë.

 ?? ?? Erion Hasanbelli
Erion Hasanbelli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania