Panorama (Albania)

PJESË NGA RAPORTI I ATP-SË DORËZUAR NË MINISTRINË E FINANCAVE

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave, nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015 deri në publikimin e fundit në Buletinin e njoftimeve zyrtare nr.3, datë 24.01.2022, ka vlerësuar gjithsej 26 092 vendime përfundimt­are për kompensim të viteve 1993– 2013, me një vlerë financiare prej 101,134,108,990 lekësh.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vijuar punën mbështetur në regjistrat e përditësua­r të vendimeve përfundimt­arë për kompensim dhe publikuar në Buletinin e njoftimeve zyrtare. Janë përditësua­r 15 vendime që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t, të cilat janë: º% 9 vendime të publikuara me vlerë pozitive;

º% 2 vendime janë hequr nga regjistri;

º% 2 vendime me vlerë negative;

º% 2 vendime për plotësim subjekti.

Gjatë periudhës janar-prill 2022, kompensimi financiar i vendimeve përfundimt­are: 12 aplikimeve të reja.

Duhet të theksojmë se me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e të botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, dt.11.03.2021, Këshillit të Ministrave, MD dhe Avokatura e Shtetit dhe ATP, po vijojnë punën me ekspert për të marrë masa mbi vendimin e Gjykatës Kushtetues­e.

Kompensim me raste të veçantë. Gjatë kësaj përudhe janë lëvruar për 206 subjekte kësti i radhës me fond prej 679,884,037.72 lekësh. - 4 aplikime të reja.

Për pronarët që preken nga legalizime­t

Gjatë kësaj përudhe janë kompensuar 244 Subjekte. Janë përdorur fondet e mbartura nga viti 2021 dhe fondet e vitit 2022 (dhjetor 2021, janar-shkurt 2022).

Janë pranuar 640 aplikime

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania