Panorama (Albania)

Atentati me minë, dyshimi: Autorët çuan mesazh

Lënda plasëse mendohet se u instalua një natë para ngjarjes

- NIKOLETA KOVAÇI

Akti mafioz që i mori jetën 27-vjeçarit nga Berati, që jetonte në Memaliaj dhe banonte në Tiranë, ka mobilizuar hetuesit më të mirë të krimeve për të hedhur dritë jo vetëm ndaj mekanizmit, por edhe mesazheve që u përçuan me atë vrasje. Ekspertët kanë nxituar duke u përpjekur të dokumentoj­në dëshmi të shpejta, për të mos u lejuar të njohurve dhe familjarëv­e të viktimës t’i shmangen rrëfimit, ndërkohë që përgjatë 24 orëve të fundit janë përpjekur të hedhin në letër itinerarin e lëvizjes së shënjestrë­s së sulmit, Aleksandër Sadikaj. E shkuara e tij, jeta luksoze, të jetuarit mes disa vendeve, përfshirë edhe Greqinë, gjetja e një morie sendesh në banesën ku ai qëndronte në Tiranë, bashkë me një vajzë që ka pretenduar se është e dashura e tij prej tri vitesh, ka bërë që grupi hetimor të shkojë përtej thjesht një eliminimi fizik të Sadikajt. Duke analizuar një mori komponentë­sh të atij akti makabër, ku i riu u hodh në erë në sy të qindra kalimtarëv­e dhe në mes të ditës. Grupi hetimor po verifikon nëse bëhet fjalë që me vrasjen e tij të dhunshme autorët të kenë tentuar të çojnë mesazh te persona të tjerë me të cilët viktima mund të ishte i lidhur, i mbrojtur apo edhe që mund të ketë bashkëpunu­ar.

DËSHMITË

Prokuroria ka mundur të marrë disa dëshmi të njerëzve të njohur të viktimës, të cilët kanë pasur kontakt të përditshëm me Sadikajn. Gjatë rrëfimit, është mësuar se i riu jepte para me fajde, se mjetin e kishte të blerë, po që nuk ishte kaluar ende në pronësinë e tij, se një shok i tij i kishte borxh një sasi të madhe parash dhe që kishte kohë që nuk ia jepte, se nuk kishte ku t’i merrte, se Aleksandri kishte qenë në burg në Greqi, se ai kishte pasur një sherr edhe në Memaliaj, se në shtëpi mbante edhe antiplumb dhe armë, se ditën e ekzekutimi­t ai kishte lënë të drekonte me të dashurën në Tiranë, por që nuk i dihet se për ku ishte nisur. Po ashtu është mësuar se ai kishte vërejtur se në mjetin e tij ishte edhe një ndërhyrje në pjesën e kofanos, por që nuk ia kishte vënë veshin, por e kishte mbyllur

vetë. Policia ka dyshime se bomba ka qenë e vënë që natën përpara, por mbase autorët nuk kanë dashur të dëmtojnë vajzën që ka qenë me të, duke e pritur deri në momentin që ai të ishte i vetëm. Por prokuroria dhe ekspertët, veç së shkuarës së tij, mësohet se po hetojnë edhe familjarët dhe miqtë e afërt për të verifikuar nëse ekzistojnë dyshime që krimi i rëndë të ketë shkaqe që janë jashtë Sadikajt, por që goditën pikërisht të riun.

HETIMI

Sipas të dhënave, shpërthimi në makinën ku udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër

Sadikaj është aktivizuar me telekomand­ë në distancë dhe jo me telefon celular. Kështu sugjerojnë provat e gjetura në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit dhe ka dyshime se autorët e kanë vëzhguar viktimën deri në momentin e atentatit në Sauk. Nga ana tjetër, dyshohet se shmangia e përdorimit të aparateve celulare është bërë për të shmangur zbardhjen e ngjarjes, 11 qershor 2022. Nga verifikime­t e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është bërë e mundur zbardhja e itinerarit të viktimës ditën e ngjarjes.

Të premten ai ka qëndruar në lokalin që administro­nte në rrugën “Irfan Tomini” deri pas mesnate. Më pas ai është larguar drejt banesës në zonën e Saukut. Shtëpia e tij është kontrollua­r nga Policia dhe aty janë gjetur jelek antiplumb, municion luftarak dhe një sasi lëndësh narkotike. Ndërkohë që familjarët nuk kanë deklaruar shumë mbi aktiviteti­n e Sadikajt në dëshminë e tyre në Polici. Makina me të cilën ai lëvizte ishte në emër të një tjetër personi, bëhet me dije se ai e kishte blerë para 5 muajsh, por nuk e kishte kaluar në pronësi të tij. Ndërkohë, sa i përket armës së gjetur, Policia po përpiqet që ta analizojë, sepse ajo ka pësuar dëmtime të shumta. Ndërkaq, pista kryesore e hetimit lidhet me atentatin e tij, brenda dhe jashtë vendit, pasi në Greqia dyshohet se ka kryer një vrasje, ndërsa në Shqipëri një sherr me thika në qytetin e Sarandës. Por konflikti ka ndodhur disa vite më parë dhe në fakt, Prokuroria dhe Policia, në verifikime­t paraprake, nuk kanë mundur të shquajnë asnjë lidhje mes dy ngjarjeve.

 ?? ??
 ?? ?? Aleksandër Sadikaj
Aleksandër Sadikaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania