Panorama (Albania)

U vra me plumb në kokë, 29-vjeçari gjendet pas 6 muajsh

Sherif Mukaj dyshohet i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës

-

I zhdukur prej 1 nëntorit të vitit të shkuar, pak shpresë kishte që Sherif Mukaj mund të gjendej i gjallë. Ishin barinj të zonës që rreth orës 14:00 të datës 11 qershor konstatuar mbetjet mortore të një njeriu në fshatin Kreshovë të Kolonjës, në afërsi të piramidës nr. 4, shumë pranë kufirit me Greqinë në Malin e Gramozit. Dy ditë pas zbulimit të eshtrave të seksit mashkull, hetuesit arritën jo vetëm ta identifiko­jnë atë, por edhe të përcaktojn­ë se nga i kishte ardhur vdekja. Pranë trupit të dekompozua­r, janë gjetur një palë çelësa dhe një telefon celular i markës “Nokia”. Policia e Korçës ka zbuluar se këta çelësa i përkasin personit të zhdukur prej 1 nëntorit të 2021-shit, 29-vjeçarit Sherif Mukaj.

I RIU U VRA

Pas gjetjes së eshtrave në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës” në Malin e

Gramozit dhe dërgimit të tyre në morgun e Spitalit të Korçës, ekspertët kanë arritur të konstatojn­ë një vrimë tejshpuese në pjesën e kafkës, e ngjashme me atë të shkaktuar nga një armë zjarri. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedural­e të kryera nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifiki­min e viktimës, nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është

konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarj­e, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestrua­n një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular. Nga të dhënat e deritanish­me, dyshohet se trupi i përket shtetasit Sh. M., 29 vjeç, banues

në fshatin Starje, Kolonjë, i cili rezulton i larguar nga banesa që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariat­it të Policisë Kolonjë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’u nënshtrohe­n ekzaminime­ve përkatëse”, sqaroi Policia lokale. Sipas burimeve nga

Prokuroria e Korçës, ka dyshime të forta se viktima ishte pjesë e një grupi trafikantë­sh që transporto­nte lëndë narkotike drejt Greqisë. Grupi hetimor ngriti dyshimet pas përgjimeve disamujore të Prokuroris­ë së Korçës, që nisi hetimet pas zhdukjes së Sherif Mukajt më 1 nëntor të vitit të kaluar. Ende nuk dihet se kush e vrau 29-vjeçarin dhe kjo duket se është pjesa më e vështirë për organet e hetimit.

 ?? ?? Viktima, Sherif Mukaj
Viktima, Sherif Mukaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania