Panorama (Albania)

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në kishën e Laçit

Dhjetëra forca Policie garantuan sigurinë pranë vendit të shenjtë Pelegrinaz­hi nis në fillim të muajit mars dhe përfundon më 13 qershor, në kujtim të Shna Ndout. “Djalit iu rikthye të folurit”, çfarë thonë besimtarët

- ELVIS HILA

Mbrëmjen e së dielës duke u gdhirë e hëna kulmuan ditët e pelegrinaz­hit 13javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Me mijëra pelegrinë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj, nisën rrugën e pelegrinaz­hit që prej orëve të para të mëngjesit të 12 qershorit, për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar Shna Ndoun, që sipas tyre, ka kaluar në vargmalin e Kurbinit. Të krishterë e myslimanë thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë te kisha e Laçit. “Kam ardhur nga Shkodra, kemi besim te kisha e Laçit. Kam besim! Lutem për fëmijët t’i kem mirë. Vij shpeshherë. Kam dëgjuar se ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe vij këtu. Bashkë me burrin do ta kaloj gjithë natën këtu te kisha, sepse është një feste e madhe, nata e ‘Shna Ndout’”, thotë një besimtare. Ndërsa një tjetër besimtar mysliman tregon se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli për djalin e tij, i cili sapo ka ardhur në këtë vend të shenjtë, i ka ardhur goja. “Jam nga Tirana, kisha qejf për të ardhur. Vetë jam i sektit mysliman, por e kam qejf të vij, nga të gjitha fetë kam qejf të marrë mirësitë e veta. Do të rri deri në orën 12. Kam besim, sepse djali i madh, i jemi ka mbaruar shkollën e lartë dhe master. Kur ka qenë i vogël, nuk ka pas fol e sa erdhi këtu, i erdhi goja. Vij shpesh. Me intereson besimi në Zot dhe lutem që të jemi mirë familjaris­ht dhe të gjithë shqiptarët”, thotë Ali Gjulla. “SHPRESOJ QË DJALI TË

SHËROHET”

E teksa i drejtohesh hyrjes së kishës, në sy na bie Klaudio, vetëm 7 vjeç, i cili bashkë me familjen e tij i ishte drejtuar për herë të parë këtij vendi të shenjtë me vetëm një lutje:

që të ketë mundësinë të ecë. “I kërkoj Zotit dhe Shna Ndout që të kem mundësi të ecë si gjithë të tjerët”, thotë Klaudio. Ndërsa nëna e tij thotë se kanë dëgjuar për mrekullitë e kësaj kishe, ndaj dhe ka besim që djali i saj invalid do t’i rikthehet normalitet­it. “Kemi dëgjuar shumë për këtë kishë, ndaj dhe erdhëm. Shpresoj që djali, i cili është invalid, t’i rikthehet normalitet­it. Për atë po lutem sonte”, thotë nëna e Klaudios. Për të garantuar mbarëvajtj­en e pelegrinaz­hit, u angazhuan dhjetëra forca Policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambula­nca dhe personeli mjekësor. Por pavarësish­t masave të marra, fluksi i lartë i automjetev­e

krijoi kaos në lëvizje. Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimi­t për shumë orë dhe u krijua radhë kilometrik­e automjetes­h nga autostrada deri në qytetin e Laçit. Pelegrinaz­hi i shenjtë fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinaz­hit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor, që është edhe festa e këtij shenjti. Dyndja e njerëzve për t’u bërë pjesë e pelegrinaz­hit në kishën e Shna Ndout në Laç ka krijuar kaos në lëvizje ne rrugët e qytetit mbrëmjen e së dielës. Si pasojë e dyndjes së njerëzve, lëvizja e mjeteve në rrugën drejt kishës u kufizua nga ana e Policisë Rrugore.

 ?? ??
 ?? ?? Nga peligrinaz­hi në kishën e Laçit
Nga peligrinaz­hi në kishën e Laçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania