Panorama (Albania)

Dhjetë ditë afat për regjistrim­et në kopshte, shanset për t’u pranuar

Lista me dokumentet që nevojiten për aplikim, nxirren nga “e-albania” Nga 13-24 qershor, aplikimi pranë kopshtit afër vendbanimi­t. Fëmijët që ndjekin çerdhen, regjistroh­en automatiki­sht

- TIRANE

Ata që kanë eksperienc­ë me institucio­net publike parashkoll­ore e kanë të qartë procedurën e regjistrim­it dhe aplikimin në kohë, pasi në të kundërt, nuk kanë asnjë shans për t’u pranuar në çerdhe e kopshtet publike.

Kështu, ata që dëshirojnë të regjistroj­në fëmijën e tyre në kopsht, duhet të nxitojnë që brenda këtyre dy javëve të bëjnë gati dokumentac­ionin për ta dorëzuar në atë në kopshtin më të afërt. Duke qenë se edhe vendet janë të limituara, shumë herë më pak se kërkesa, mundësia e pranimit është e ulët. Por, ka disa kategori që përveçse trajtohen me prioritet, me regjistrim­in në kopshtet publike i shmangen edhe tarifës ditore.

NJOFTIMI

Pas përfundimi­t të regjistrim­it në çerdhet publike, Drejtoria e Përgjithsh­me e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës njofton të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve duan të frekuentoj­në kopshtet publike, të kryejnë aplikimin brenda datës 24 qershor.

“Drejtoria e Përgjithsh­me e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se aplikimet për regjistrim­in e fëmijëve në

kopshtet publike të Bashkisë së Tiranës për sezonin 2022–2023 bëhen në datat 13–24 qershor 2022, ora 09:00–14:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentua­r më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistroh­et fëmija. Bashkëngji­tur, gjeni dokumentac­ionin e nevojshëm për aplikim”, citohet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare e, po ashtu, ngjitur edhe në ballinë të çdo kopshti publik. Katër janë dokumentet që nevojiten për të gjitha kategoritë, ndërsa për disa të tjera specifike duhen dokumente shtesë që dëshmojnë situatën e tyre. Bëhet fjalë për një certifikat­ë personale të fëmijës dhe familjes, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të prindit ose kujdestari­t ligjor vërtetim për kontribute­t e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re, si dhe vërtetim banimi. Ky i fundit është edhe kushti primar për caktimin e kopshtit që do të ndjekë fëmija, pasi në jo pak raste, prindërit synojnë t’i afrojnë zakonisht pranë vendit të punës. Gjithashtu, kusht për pranimin e fëmijës është të qenët e dy prindërve në marrëdhëni­e pune. Si çdo vit, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve bën publike një listë kategorish prioritare që përfitojnë përpos vendit në kopsht, edhe shërbim falas. Më konkretish­t, janë gratë kryefamilj­are, fëmijët jetimë, ata me aftësi të kufizuara (ose prindër të tillë), të komuniteti­t rom-egjiptian, ose nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Secila nga kategoritë e lartpërmen­dura, që të përfitojë shërbimin duhet të “bindë” me dokumentac­ionin përkatës kategorinë së cilës i përket. E gjithë kjo garë bëhet për shumë pak vende të lira, pasi pjesa dërrmuese është e zënë që në krye të herës nga fëmijë që më parë kanë frekuentua­r çerdhen. Këta të fundit, automatiki­sht regjistroh­en në kopsht. Edhe për ta, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve kërkon që prindi të aprovojë zgjedhjen e tij, por që nuk konkurron me të tjerët nga jashtë që aplikojnë për herë të parë.

Në Francë, edhe pse ndihesha mirë, përsëri mendjen e kisha nga Shqipëria. Ishte kjo arsyeja që 10 vite me radhë kërkoja të vija pranë njerëzve të mi. Komunikimi­n me ta deri atëherë e mbaja vetëm me letra. Dita-ditës këmbëngulj­a dhe shpresoja për t’u rikthyer. Mirëpo, Enveri me gjithë përkrahjen e veçantë që më ka dhënë për problemet jetike që kam pasur, nuk më jepte vizë për të parë nënën që po shkonte 100 vjeçe. Madje, as nënë Uranisë nuk i jepte vizë për të ardhur në Paris. I kishte kapur frika e propagandë­s që bëja unë në Perëndim kundër regjimeve totalitare komuniste. Kishin frikë se do të shkruaja dhe për Shqipërinë. As e kisha çuar kurrë në mëndje diçka të tillë. Lajmet nga Tirana në Francë ishin fare të pakta e të pakuptuesh­me. Sa herë nisja të shkruaja diçka për vendin tim, e konsultoja me shkrimtari­n më të madh francez të asaj kohe, Zhylbert Pyry, i cili ishte intelektua­l i spikatur i së majtës. Ai më thoshte se Shqipërinë e njihte shumë mirë dhe ishte mik i ngushtë i Enver Hoxhës. Në fakt, unë kisha bindjen se i vetmi vend në botë që u qëndronte besnik idealeve dhe premtimeve tona të kohës së luftës ishte Shqipëria, ndërkohë që ajo ishte burgu më i madh, regjimi më çnjerëzor, më i ashpër, më i egër, më i pamoralshë­m...

NJË VIZË PËR NË SHQIPËRI

Saga e vizës për të ardhur në Shqipëri ka qenë një histori e dhimbshme, që më ka bërë të vuaj për shumë kohë. Sa e sa herë jam takuar me ambasadori­n Dhimitër Lamani dhe me Javer Malon dhe gjithnjë merrja të njëjtën përgjigje: “Për ne, si zyrtarë të ambasadës, duhet të pajisesh sa më parë me vizë, por nuk e dimë arsyen pse nuk miratohet kërkesa jonë nga autoritete­t e Tiranës”. U bënë kohë të tëra që si ambasadori dhe konsulli qëndronin në të njëjtin argument. Vetëm kur erdhi një sekretar i ri në Ambasadë, Nendret Hoxha e quanin, gjërat filluan të lëvizin për mirë. Një ditë, ai më thirri dhe më tha se kërkesa ime ishte marrë parasysh. Pastaj kur më përcolli, diku afër portës, më ndaloi dhe filloi të më porositë: “Agllai, Shqipëria nuk është ajo që mendon ti. Ta them këtë në koefidencë për ta pasur parasysh. Kur të shkosh aty, duhet të kesh kujdes që mos të mburrësh asgjë nga Perëndimi. Nuk duhet të tregosh asnjë konsiderat­ë pozitive për Perëndimin. E para kjo. Tjetra, jo që në fillim të kërkosh për të botuar libra. Le të kalojë ca kohë dhe kur ata të shikojnë që ti nuk je influencua­r nga Perëndimi, po vazhdon të jetosh ditët e tua modeste si ish-luftëtarja e dikurshme, jashtë të gjitha influencav­e të huaja, me siguri që kanë për të t’i ofruar të gjitha mundësitë e nevojshme”. E dëgjova me shqetësim dhe aty për aty i thashë se mos jeni provokator. “Ua, ç’thua moj Agllai, unë provokator? Qëllimi im është krejt dashamirës, në mënyrë që kur të jesh aty, të mos befasohesh me situatën...”. Dhe ndodhi që erdha, duke bërë realitet ëndrrën e shumë viteve, atë që e kisha dëshiruar prej kohësh. Pas gjithë atyre peripecive që kisha kaluar, mendova se mund të qetësohesh­a, por isha gabuar.

RIATDHESIM­I NË VITIN 1978

Ka qenë një ditë vere e vitit 1978 kur rikthehesh­a në Tiranë pas shumë dekadash. Pritja në Rinas ishte e bukur, e ngrohtë, me dhurata, me lule nga miqtë dhe familjarët. Shkova te shtëpia ime në lagjen “Ali Demi”, në një apartament të mrekullues­hëm ku jetonte nëna me njërin nga vëllezërit. U kënaqa që konditat në Shqipëri ishin të mira, që nuk ekzistonin më ato shtëpitë e ulëta e të ngushta. Kështu kaluan ditët e para, ku ndihesha e lumtur në ngrohtësin­ë e miqve dhe familjarëv­e. Në krye të tri javëve më thirrën në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. Zyrtari që më priti ishte djali i Gogo Nushit, me të cilin bisedova lirisht. Duke më folur, ai më komunikoi se sipas rregullit njerëzit që vijnë nga jashtë për t’u riatdhesua­r,(si rasti im), duhej të shkonin disa kohë jashtë Tiranës për t’u ambientuar dhe pastaj të ktheheshin në kryeqytet. Mirë, i thashë, të bëhet si është rregulli zyrtar. Më tha se do të shkoja në Lushnjë. Mos më çoni aty, i thashë, pasi unë kur isha partizane kam qenë në Lushnjë, ashtu siç kam qenë dhe në Mesaplik, në Fier e në të gjitha këto zona. Do t’u kërkoja të më çonit në Krujë, që është një zonë malore dhe më bën mirë për shëndetin. “Do ta bënim me gjithë qejf, më tha djali i Gogo Nushit, por për njerëzit që riatdhesoh­en dhe duhet të ambientohe­n, është përcaktuar zyrtarisht qyteti i Lushnjës”. Desha nuk desha pranova. Pas një muaj erdhi dhe dokumenti me vendimin e Komitetit të Internim Dëbimeve. Si tani e mbaj mënd tekstin e tij: “Vendim Numër 11 janar 1979. Agllaia Zoto internohet në Lushnjë me detyrimin e paraqitjes tri herë në ditë në Degën e Punëve të Brendshme, në mëngjes ora 07, në drekë ora 12 dhe në darkë ora 21”. Motivacion­in ma komunikuan me gojë dhe, sipas tij, bëhej fjalë se kisha shkruar libra dhe kisha bërë propagandë në Perëndim kundra Regjimit Totalitar Komunist. Në datën e caktuar shkova në Lushnjë. Autoritete­t më sqaruan për gjithçka dhe më caktuan banesën, e cila ishte në një pallat në qendër të qytetit. Në përgjithës­i kushtet ishin të mira. Po kështu

dhe komshinjtë. Një pjesë të tyre, siç e mora vesh më vonë, policia sekrete i kishte porositur që të bënin kujdes për të parë se ku shkoja, me kë flisja, kush më hynte e më delte nga shtëpia etj. Kjo më befasoi pa masë. U tmerrova. Më dukej një gjë e paimagjinu­eshme. Po gjithsesi u pajtova...

NË LUSHNJË SI ARMIKE E POPULLIT

Jetesa në Lushnjë ishte e vështirë, sidomos për mua që isha e vetme dhe pa të ardhura. Veç kësaj, raportet me degën e brendshme që m’i impononte rregulli, më rëndonin edhe më tepër. Desha nuk desha, iu nënshtrova kushteve si m’u imponuan. Nuk kisha si të sillesha ndryshe. Kam qenë shumë korrekte me të gjitha kërkesat zyrtare. Komisari i Degës, Shefqet Zerdelia, qysh ditën e parë që më thirri në zyrë dhe m’u drejtua me një ton brutal: “Ti armikja e popullit, në qoftë se do të vonohesh qoftë dhe tri minuta nga orari i caktuar për t’u paraqitur në degë, do degdisesh në fshatrat ku mushkonjat janë sa një aeroplan!”. Fjala e tij ishte ligj. Ashtu dhe vetëm ashtu duhej bërë patjetër. Ky ritual përsëritej tri herë në ditë. Madje, unë shkoja 5-10 minuta përpara. Kur binte shi, futesha brenda në ndërtesën e policisë. Më njihnin të gjithë. Pesë vjet rresht jam paraqitur 10998 herë te sporteli i policisë. Gjatë verës dhe në ditë me diell shkoja, ose me motorin e vogël, ose me biçikletën time. Më problem kisha paraqitjen në mbrëmje, sidomos në dimër kur errësohej shpejt. Teksa kthehesha për të shkuar në shtëpi, më merrnin qentë nga pas, më grisnin pantallona­t dhe më kafshonin nga kofshët. Ende kam në këmbë gjurmët e dhëmbëve të qenve të Lushnjës. Sa absurd dhe tronditës ky rregulli për t’i shkuar shefit të policisë tri herë në ditë në zyrë. Kisha njohur vërtet realitete të vështira të shoqërive totalitare, madje kisha bërë libra për to, por diçka e tillë nuk më kishte shkuar në mendje. Kisha përjetuar dhunën e reprezalje­t e Regjimit Komunist në Bullgari, në Beograd e gjetkë, por ajo çfarë përjetohej këtu ishte përtej imagjinatë­s njerëzore. U plagosa shpirtëris­ht, aq sa zemra më kullonte vrer nga

 ?? ??
 ?? ?? LUSHNJA VITI 1945
LUSHNJA VITI 1945

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania