Panorama (Albania)

DETAJET E PROJEKTLIG­JIT

-

Me projektlig­jin e ri “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, spitalet do të kenë autonomi menaxheria­le, sa i takon administri­mit, organizimi­t dhe aspektit rregullato­r; si dhe autonomi financiare, që do të thotë që do të jenë institucio­ne që vetëfinanc­ohen, duke përdorur jo vetëm burimet nga buxheti i shtetit, por edhe burime të tjera të ligjshme. Autonomia spitalore do të mundësojë edhe pagesat e diferencua­ra për mjekët në bazë të performanc­ës dhe shërbimit të ofruar për qytetarët, si dhe do të lejojë praktikat e dyfishta të mjekëve, që do të thotë edhe mundësi për të shfrytëzua­r mjediset spitalore për konsulta apo shërbime përtej orarit të punës, për pacientë jashtë sistemit të referimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania