Panorama (Albania)

“Nga Parisi në Lushnjë, ditë-netët e ferrit në kampin e internimit”

Agllaia Zoto: U ktheva e përmalluar nga Franca, po gjeta belanë “Urdhrin e izolimit me firmën e Enverit ma komunikoi djali i Gogo Nushit, mikut tim të viteve të luftës”

- AFRIM IMAJ

Vijon nga numrat e kaluar Bullgaria komuniste e mrekullive pa fund nuk kishte qenë ajo që promovohej mediatikis­ht. As ajo që turmetonte Tirana e Enverit. ”Kur regjimin e shkela në kallo dhe fillova të denoncoj dhunën e tij, më hoqën nga detyra menjëherë dhe më përplasën në çmendinë. Madje, në psikiatrin­ë e Sofjes më bënë kavie eksperimen­tale!” Përtej këtij momenti që përcakton fillimin e dramës të ish-prokurores së Bullgarisë me kombësi shqiptare, në numrin e djeshëm gazeta publikoi kujtimet e Agllaia Zotos nga ditë-netët kur gjurmohej nga KGB-JA dhe shërbimi sekret i Sofjes për t’u ekzekutuar sipas vendimit të Gjykatës Ushtarake Bullgare. Ndërkaq, ajo çfarë ndodhi me të gjatë kohës kur jetonte në Paris dhe mbështetja që gjeti aty nga personalit­etet më në zë të Francës, përbëjnë pjesën më interesant­e të retrospekt­ivës së panjohur nga opinioni shqiptar. Ndërkaq, Zoto zbulon për herë të parë mënyrën dhe rrethanat si është divorcuar me prokurorin Dhimtër Zdravçevin, duke kujtuar misionin e Kadri

Hazbiut në Sofje, i cili i transmetoi urdhrin e Enverit për ndërprerje­n e kësaj lidhje të bekuar prej tij. Pjesa në vijim e kujtimeve të Zotos fokusohet te drama që ka përjetuar ajo kur është rikthyer pas shumë peripecive në Shqipëri. Pikërisht atëherë kur mendoi se fitoi lirinë e vërtetë, u ndesh me tjetër rrebesh nga regjimi i Tiranës. Akoma pa u rehatuar mirë në shtëpinë e nënës tek “Ali Demi”, autoritete­t e policisë sekrete do ta befasonin me njoftimin zyrtar për t’u nisur menjëherë në Lushnjë. “Për ironi të fatit, shprehet Agllaia, urdhrin e çuditshëm me firmën e Enverit ma komunikoi djali i Gogo Nushit, shokut tim të viteve të luftës”. Prej këtej gruaja, që kishte kaluar tri dekada jashtë vendit, përfundoi në Lushnjë. Izolimi për të ishte total. Tri herë në ditë duhej të paraqitej te shefi i policisë. Në asnjë rast nuk duhej të largohej nga banesa pa lejen e tij. Asnjë kontakt me të afërmit dhe miqtë pa miratimin e zyrtarëve, etj. Këto ishin vetëm një pjesë e atij kalvari dhjetëvjeç­ar, që rëndonin përditë e më shumë shëndetin e gruas, e cila e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Parisin e mrekullive. Po si e përshkruan Zoto këtë histori të vrazhdë në bllokun e kujtimeve të saj…

 ?? ENVER HOXHA DHE HEKURAN ISAI ??
ENVER HOXHA DHE HEKURAN ISAI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania