Panorama (Albania)

“Skandali me Hekuran Isain, që më fali lirinë”

“Pavarësish­t izolimit, njerëzit e thjeshtë me respektoni­n” “Tri letra i shkrova Enverit, por nuk mora kurrë përgjigje”

- Vijon...

marazi. Autoritete­t vetëm nga dyshimi se mos shkruaja libra kundër Regjimit dhe Shqipërisë, më izoluan dhe më gjurmonin gjithandej. Nuk bëhej fjalë fare për lirinë e shumëdëshi­ruar, për të cilën kisha shkruar me mijëra faqe gjatë viteve kur jetoja në Paris. Një jetë krejt tjetër bëja në Lushnjë. Aty, pa frikë, mund të them se përjetova ferrin e vërtetë. Po sidoqoftë, kam mbresat më të mira për banorët e thjeshtë të qytetit. Me aq sa kishin mundësi, ata e shprehnin hapur respektin dhe mirësinë ndaj meje. Veçanërish­t fqinjët kishin krijuar marrëdhëni­e të mrekullues­hme. Sa herë më shikonin në radhë në sportelet e dyqaneve (në atë kohë radhët e gjata dominonin në të gjitha objektet e shërbimeve publike), tërhiqeshi­n dhe i thoshin shitëses “jepi, jepi Agllaisë, se ne presim”. Kam përjetuar një dashuri të sinqertë nga gjithë qytetarët që më njihnin.

INTERNIMI, KJO GJËMË E MADHE

Ashtu zvarrë-zvarrë në atë kalvar të pafundmë vuajtjesh mbaroi periudha pesëvjeçar­e e internimit që ishte me ligj. Ditën që u mbushën plotë 5 vite, më thirri kryetari i Degës së Punëve të Brendshme. M’u duk disi më ndryshe çehreje e tij këtë radhë. “Kemi urdhër personal nga Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, më tha, të të komunikojm­ë përfundimi­n e kohës së izolimit dhe të të përgëzojmë për disiplinën korrekte që ke treguar. Gjatë tërë kohës nuk je vonuar asnjë minutë në oraret e paraqitjes dhe nuk ke krijuar as më të voglin shqetësim për autoritet zyrtare dhe qytetarët e Lushnjës. Tani mund të udhëtosh pa leje nëpër Shqipëri”. Kaq ishte komunikimi i tij dhe si më dha dorën, u fut në zyrë. Sakaq, unë mora rrugën për në banesë, tanimë e lirë. Ecja duke u çapitur si e përgjumur dhe kujtoja ditënetët e vështira në izolim. Një jetë që nuk e kisha menduar kurrë. Çuditërish­t, aty askush nuk më kërkoi të shkoja diku për punë. Jetoja me dollarët që kisha sjellë nga Parisi. I kisha depozituar në Bankën e Shtetit dhe i merrja pjesë, aq sa i lejonte rregulli i asaj kohe. Ndërkaq, shteti shumë shpejt filloi të më japë edhe pensionin e luftës si ishpartiza­ne e Lëvizjes Antifashis­te që arrinte 1000 lekë të vjetra në muaj. Këtu është edhe kontradikt­a e madhe e sjelljes së Regjimit me mua: E dënuar politike e sistemit socialist dhe njëherazi përfituese e statusit të veteranes së luftës!

TRI LETRA ENVERIT DHE ASNJË PËRGJIGJE

Raportet me Enver Hoxhën kanë qenë një

kapitull më vete. Gjatë pesë viteve të izolimit i kam shkruar 2-3 letra, me anën e të cilave i kërkoja një takim për t’i sqaruar nga afër çështjen time. Nga Enver Hoxha nuk po më vinte asnjë lloj reagimi, derisa aty nga mezi i periudhës së internimit më erdhi në banesë Leka Shkurti, një këshilltar i tij dhe më shpjegoi për porosinë personale të Enverit, i cili ishte interesuar për kushtet ku jetoja. Pa pritur t’i rrëfeja unë çka mendoja, Leka Shkurti, nisi ligjëratën e tij, në formë monologu: “Me sa konstatojm­ë, tha ai, konditat i ke të mira, shtëpinë shumë të mirë, statusin e luftës e merr, nënë Urania përfiton pension nga Franca, koha e internimit po ikën, sa ta mbarosh, do vish në Tiranë”. Kaq ishte i tërë mesazhi, që me sa dukej vinte nga Enveri. Më ngrohu paksa, por kjo kishte qenë thjesht një demagogji sa për të kaluar

Raportet me Enver Hoxhën kanë qenë një kapitull më vete. Gjatë pesë viteve të izolimit i kam shkruar 2-3 letra, me anën e të cilave i kërkoja një takim për t’i sqaruar nga afër çështjen time. Nga Enver Hoxha nuk po më vinte asnjë lloj reagimi, derisa aty nga mezi i periudhës së internimit më erdhi në banesë Leka Shkurti, një këshilltar i tij dhe më shpjegoi për porosinë personale të Enverit, i cili ishte interesuar për kushtet ku jetoja

radhën. Përfundimi­sht, Enveri më kishte hedhur në koshin e elementëve antiparti. Kishte lënë pas gjithçka nga marrëdhëni­et e dikurshme dhe më kishte shpallur person të padëshirue­shëm. Me sa duket, librat e mi me denoncime për rrezikshmë­rinë e Regjimeve Komuniste ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, i kishin djegur Enverit. Haraçi kuptohet pastaj. Sidoqoftë, pas atij komunikimi ogurmirë të shefit të Degës në Lushnjë, mora rrugën për në Tiranë. Po nuk kishte qenë e thënë të rehatohesh­a. Sa mbërrita në Tiranë, më thirrën prapë në Lushnjë. Me sa dukej, kisha mbaruar kohën e izolimit, për të cilën paraqitesh­a ti herë në degë, por jo internimin. Dega e policisë së qytetit më qortoi që lëviza pa lejen e saj. “Ç’është kështu, u thosha, çfarë ndodh me mua”. “E do ligji, e do rregullorj­a”, më sqaronin me ftohtësi. “Ky është terrorizëm, është marrëzi”, ua ktheja unë e indinjuar. Po ata vazhdonin në të tyren: “Ti nuk do të lëvizësh nga Lushnja, po qe se nuk të themi ne këput qafën!”.

INCIDENTI ME HEKURAN ISAIN TE MINISTRIA E BRENDSHME

Deri në vitin ’90 vazhdoja të qëndroja në Lushnjë. E detyruar, madje me përcaktim për çdo lëvizje jashtë qytetit. Ishte koha kur filluan të jepnin pasaportat. Kërkova dhe unë ta merrja. Po kush të më dëgjonte. Trokita disa herë në degën e policisë dhe fjala binte në vesh të shurdhër. Atëherë i dhashë fund durimit dhe thashë të sillem si rrugaçe. Pa pyetur për pasojat, u nisa pa leje në Tiranë. I hipa një autostopi dhe u nisa. Vendosa të takoja me çdo kusht ministrin e Brendshëm, Hekuran Isain. Ishte e pamundur t’i afrohesha zyrtarisht. Te hyrja e ministrisë, policët e shërbimit as të linin të afroheshe, pa le të të krijonin mundësinë të takoje Hekuran Isain. Bëra, ç’bëra dhe ia dhashë britmës një moment kur kaloi ai te porta. Me sa duket, ai më dëgjoi dhe pyeti rojet çfarë ndodhte. Ata i raportuan përse bëhej fjalë dhe ministri i urdhëroi të më çonin në zyrën e tij. Hekurani, sa i tregova historinë, ngriti telefonin dhe kërkoi kryetarin e policisë së Lushnjës. Kryetar në këtë kohë ishte një bukurosh nga Shkodra që më shikonte mua sikur të isha një terroriste botërore. Në prezencën time e urdhëroi të më jepte menjëherë pasaportën dhe si më përshëndet­i, u largova. Ndjeva një lloj lehtësimi dhe të nesërmen u paraqita në zyrën e kryetarit të Lushnjës. Mendova se nuk do të kishte më vështirësi, por nuk ishte e thënë. “Po ti moj bushtër, pse e shqetëson udhëheqjen!.”, më priti ai me një zhargon të pambarimtë fyerjesh e sharjesh. E pashë që ishte e kotë të flisja me të dhe e revoltuar dola jashtë, duke bërtitur se do të shkoja prapë te ministri. Sakaq, ai u çua në këmbë dhe më tha të merrja pasaportën që ma kishte bërë gati. Sa mora pasaportën, u nisa në Greqi. Doja shumë të isha në Atdheun tim. Kam dhënë aq sa të kem një fole në tokën time ku të këndojë për Shqipërinë...

 ?? ??
 ?? ?? Agllaia Zoto
Agllaia Zoto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania