Panorama (Albania)

Anija që transporto­nte misër ukrainas mbërrin në Spanjë

-

Një anije me 18,000 tonë misër ukrainas mbërriti të hënën herët në një port në Veriperënd­im të Spanjës, duke përdorur atë që po fillon të cilësohet si një “rrugë e re detare” që synon të shmangë bllokadën e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi. Anija e mallrave Alppila, e ngarkuar me misër, mbërriti në portin spanjoll të La Coruña para agimit të së hënës, tha zyra e shtypit e portit për CNN. Kjo është ngarkesa e parë e grurit ukrainas që arrin në Spanjën veriperënd­imore përmes detit, duke përdorur “një rrugë të re detare të hapur në Detin Baltik për të shmangur bllokimin e marinës ruse të porteve të Ukrainës në Detin e Zi që nga fillimi i luftës”, thuhet në deklaratën e Grupit te Prodhuesve të Ushqimit “Agafac”. Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shtyjë deri në 49 milionë njerëz drejt urisë ose kushte të ngjashme me zinë e bukës, për shkak të ndikimit të saj shkatërrue­s në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit dhe vendet po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të shmangur bllokadën. Të dielën, një zyrtar i qeverisë ukrainase i tha “Reuters” se Ukraina ka identifiku­ar rrugë alternativ­e për të eksportuar grurin e depozituar në magazina. Zëvendësmi­nistri i Jashtëm dhe Shefi i Transformi­mit Dixhital, Dmytro Senik, tha se Ukraina po përpiqej të krijonte rrugë të reja me Ruman- inë, Poloninë dhe shtetet baltike, për të lejuar që 22 milionë tonë drithë i ngecur në portet detare të Ukrainës, “të arrijnë në destinacio­nin e tyre”. Sipas deklaratës së grupit “Agafac”, “sasi të vogla misri janë larguar nga Ukraina perëndimor­e me kamionë për në Poloni dhe Rumani” dhe se misri që mbërriti në Spanjë u ngarkua në një anije në portin Swinoujsci­e të Polonisë në Detin Baltik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania