Panorama (Albania)

Raporti: Rusia po kërkon tregje të reja për naftën Kremlini fitoi 100 miliardë euro nga eksportet e energjisë

-

Hulumtimet e reja tregojnë se Rusia fitoi rreth 100 miliardë euro nga eksportet e naftës dhe gazit gjatë 100 ditëve të para të konfliktit në Ukrainë – megjithëse të ardhurat e saj pësuan rënien gjatë muajit maj. Raporti, nga Qendra e pavarur për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, paralajmër­on gjithashtu për boshllëqet e mundshme në përpjekjet e Be-së dhe SHBASË për të kufizuar importet nga Rusia. Eksportet e naftës dhe gazit rus po bien dhe të ardhurat e Moskës nga shitja e energjisë kanë rënë gjithashtu, ndërkohë që kulmin prej mbi 1 miliard dollarësh në ditë e arritën në muajin mars. Por ato mbeten shumë të larta sipas standardev­e historike – dhe ende tejkalojnë vlerësimet e publikuara gjerësisht të kostos së luftës në Ukrainë. Raporti thotë se embargoja e planifikua­r e Be-së ndaj naftës do të ketë një ndikim të rëndësishë­m. Por ai paralajmër­on se sasi të mëdha të naftës së papërpunua­r ruse tani po dërgohen në Indi, ku po rafinohen dhe shiten shpesh te klientët në SHBA dhe Europë. Raporti thekson gjithashtu se ndërsa Rusia kërkon tregje të reja për naftë, shumica e saj po transporto­het me anije dhe shumica e anijeve të përdorura janë në pronësi europiane. Ne raundin e gjashtë të sanksionev­e, Bashkimi Europian ka rënë dakord të ndalojë të gjitha importet ruse të naftës që vijnë nga deti. Sanksionet e reja kundër “makinerisë së luftës” të Presidenti­t Putin mund të ulin sasinë e naftës që eksportohe­t nga Rusia me 90%. SHBA dhe Britania e Madhe kanë njoftuar gjithashtu sanksione për lëndët djegëse fosile ruse. Rusia ka furnizuar rreth një të katërtën e naftës së importuar nga vendet e Be-së. Kjo është rreth 2.2 milionë fuçi në ditë naftë bruto dhe 1.2 milionë fuçi produkte nafte. Sipas “Carnegie Endowment”, një institut amerikan, kjo ka bërë që Rusia të fitojë më shumë se 1 miliard dollarë në ditë. BE planifikon të ndalojë importet ruse të naftës që

vijnë nga deti deri në fund të këtij viti. Kjo do të tkurrte importet e naftës nga Rusia në vendet e Be-së me dy të tretat. BE do të vazhdojë të lejojë 800,000 fuçi në ditë të importeve të naftës të sjella nëpërmjet tubacionev­e, si një “masë e përkohshme”. Kjo sepse vende si Hungaria dhe Sllovakia varen prej saj. Megjithatë, Gjermania dhe Polonia, të cilat gjithashtu importojnë naftë ruse nëpërmjet tubacionev­e, thonë se do të ndalojnë së bëri këtë deri në fund të këtij viti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania